Home LifeStyle 11 arsye pse vera është në fakt e mirë për ju!

11 arsye pse vera është në fakt e mirë për ju!

58
SHARE

Është e vërtetë zonja, këto janë arsyet pse duhet të pini verë!

Shumica prej nesh pëlqen një gotë verë apo dy, por a e dini se ka përfitime nga ajo gota juaj e preferuar e verës? Hulumtimet tregojnë se ajo gota që mban të kuqen ose të bardhën verë, e pirë me moderim sigurisht, mund t’ju bëjë mirë! Kjo është e vërtetë; mund t’ju ndihmojë të luftoni sëmundjen, të bëni dhëmbët më të fortë dhe kujtesën tuaj edhe më të mirë! Urra! Pra, mbushni një gotë dhe lexoni për të zbuluar arsyet pse vera është e mirë për ju!

Një gotë në ditë, mban plakjen larg!

Ok, nuk sugjerojmë që ju duhet të boshatisni një shishe verë çdo natë sikur të jetë një ilaç i fshehtë kundër plakjes, por ka pasur hulumtime të reja shkencore që sugjerojnë një gotë (ose edhe dy!) çdo ditë, e cila mund të vonojë efektet e plakjes. Hulumtimet nga Universiteti i Iowa pohojnë se ata që pinin më shumë, “plakeshin” në mënyrë më të shëndetshme se ata që pinin tepër ose ishin esëll. Shihemi në bar vajza!

Gratë ‘e zgjuara’ pijnë më shumë

Gratë me një diplomë kanë më shumë gjasa të pijnë më shumë, ka thënë një studim i kohëve të fundit nga Shkolla e Ekonomisë në Londër. Studiuesit “gjurmuan” jetën e mijëra grave dhe burrave 39 vjeçarë, të gjithë të lindur në Mbretërinë e Bashkuar gjatë të njëjtës javë në vitin 1970.

Mendoni se ju zverdh ​​dhëmbët tuaj? Mendohuni përsëri!

Asnjëri prej nesh nuk dëshiron që të ketë një gojë me shenja nga e kuqja e verës … Ose njollat ​​që kërcënojnë të qëndrojnë shumë kohë pasi gota e fundit tashmë është pirë! Megjithatë ka disa “hile” që do ta lënë të bardhën e dhëmbëve tuaj të pastër e të shndërritshme si perlë. E para, është të pini gotën me verë të kuqe përmes një pipe. Po, pak e sikletshme, por mund të jetë një iniciativë bisede, fundja? E dyta, është që të hani djathë të fortë ndërkohë që pini, pasi, me sa duket, kalciumi vepron si pengesë për të parandaluar ndërtimin e njollave. Disa feta djathë cheddar, pse jo? Na pëlqen si ide! Zgjidhja përfundimtare dhe ndoshta më e efektshme, është që të lahen dhëmbët rreth gjysmë ore para se të pini. Vera nuk krijon njolla te dhëmbët tuaj, ajo krijohet në shtresat e ndërtuara mbi ta, kështu që duke u dhënë atyre një furçë të mirë, mund të parandalojë problemin!

Një gotë para shtratit mund t’ju ndihmojë të humbni peshën (po, vërtet!)

Vera mund t’ju ndihmojnë për të humbur peshë, sipas disa shkencëtarëve të rëndësishëm, shumë të respektuar në Universitetin Shtetëror të Uashingtonit dhe Harvardit. Pirja e dy (po, dy) gota verë në natë mund të ndihmojë në frenimin e dëshirave ushqimore të natës vonë, të cilat janë një nga fajtorët më të mëdhenj të shtimit të peshës. Vera gjithashtu përmban resveratrol, një përbërës magjik që ndalon qelizat e yndyrës që fitojnë më shumë yndyrë. Gëzuar, shkencë!

Mund të ulë humbjen e kujtesës

A keni menduar ndonjëherë se ku i vendosni çelësat apo portofolin tuaj? Të sëmurë nga gjërat e harruara? Pra, studiuesit në Kolegjin e Mjekësisë të Qendrës Shëndetësore në Shkollën e Teksasit zbuluan se resveratrol, që gjendet në rrush të kuq, mund të ndihmojë në parandalimin e humbjes së kujtesës me kalimin e moshës!

Ndihmon në reduktimin e rrudhave

Resveratroli gjendet në lëkurën e rrushit të kuq, dhe në verën e kuqe, dhe është një antioksidant i fuqishëm që ndihmon për të luftuar shenjat e plakjes dhe për të reduktuarrrudhat. Mbron trupin nga plakja – urra!

Ndihmon në mosprishjen e dhëmbëve

Një studim i botuar në “Journal of Agricultural and Food Chemistry” zbuloi se vera e kuqe mund të vrasë baktere të rrezikshme në gojën tënde, gjë që mund të shkaktojë probleme dentare, duke përfshirë kavitetet.

Ajo mban zemrën tuaj të shëndetshme!

Vera redukton rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare dhe të sulmeve të zemrës, sepse kërkuesit shkencorë kanë thënë “zgjeron arteriet dhe rrit rrjedhjen e gjakut, duke ulur kështu rrezikun e mpiksjes”.

Ndihmon në luftimin e kancerit!

Resveratroli, i gjetur në rrush të kuq, vret qelizat e dëmtuara që mund të çojnë në kancer, kanë gjetur kërkuesit. Një studim tjetër, i publikuar në vitin 2014 në Shoqërinë Mbretërore të Kimisë, ka zbuluar se sa më shumë polifenole, veçanërisht resveratrol, në verë, aq më shumë mbrojtje kundër kancerit të zorrës së trashë. Ky është një lajm i mirë!

Mund të ndihmojë në heqjen e puçrrave

Vuani nga njollat dhe puçrrat edhe si i rritur? E pra, resveratrol mund të ndalojë rritjen e baktereve që shkaktojnë puçrra fytyre më mirë se kremrat famozë, si peroksidi benzioilit. Pirja e antioksidantit duket se është mënyra më e mirë për të përfituar, kështu që gjejeni atë në verë, fruta dhe perime, në vend të blerjes së kremrave të shtrenjta!

Ajo mund të parandalojë rritjen e peshës në të ardhmen

Kërkuesit në Kore zbuluan se përbërja piceatannol, e cila gjendet në rrush të kuq dhe është e ngjashme me resveratrolin, mund të ndihmojë në ndalimin e qelizave të yndyrës për tu zhvilluar më tej. Thuhet se Piceatannol mund të përdoret si një armë kundër shtimit të peshës dhe është gjetur në verë! PO!/Woman’s Own/ përktheu Bulevard News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

6 + 3 =