Home Bota Angela Merkel arrin marrëveshje për koalicionin qeverisës me SPD-në

Angela Merkel arrin marrëveshje për koalicionin qeverisës me SPD-në

14
SHARE

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, arriti të premten marrëveshje me rivalët e saj social-demokrat (SPD) për të hapur negociatat mbi koalicionin qeverisës, duke zbutur muajt e pasigurisë që dëmtuan rolin global të Gjermanisë dhe vunë në pikëpyetje të ardhmen e saj politike. Por, marrëveshja për të ringjallur “koalicionin e madh” i cili ka qeverisur që nga viti 2013, duhet të miratohet nga anëtarët e Partisë Social Demokrate, në kongresin e planifikuar për 21 janar. Disa druajnë se vazhdimi i bashkëpunimit të mëtejshëm me kancelaren Merkel, mund të dëmtojë ndikimin e SPD-së e cila në zgjedhjet e shtatorit pati rezultatin më të keq që nga themelimi i Republikës Federale moderne në vitin 1949. “E kemi ndjerë që nga zgjedhjet se bota nuk do të pres për ne dhe posaçërisht sa i përket Evropës, jemi të bindur se na duhet një qasje e re për Evropën”, tha pas bisedimeve që vazhduan gjatë tërë natës zonja Merkel, e cila ka luajtur rol qendror në trajtimin e krizave rreth euros dhe refugjatëve. Një projekt prej 28 faqesh përfshinë zotimin për një bashkëpunim më të ngushtë me Francën për të forcuar eurozonën. Ai përfshinë po ashtu një zotim, që duket se vë në shënjestër Arabinë Saudite, për të mos eksportuar armë gjermane në vendet që vazhdojnë të jenë të përfshira në konfliktin në Jemen. E dobësuar pas zgjedhjeve të shtatorit, zonja Merkel ju kthye SPD-së së majtë për të ripërtërirë koalicionin e madh, pas dështimit në muajin nëntor të bisedimeve me të gjelbrit dhe Demokratët e Lirë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

80 − 78 =