Home Politike BE hartoi listën “e zezë” dhe atë “gri” të evazionit fiskal

BE hartoi listën “e zezë” dhe atë “gri” të evazionit fiskal

90
SHARE
  • Në “listën e zezë”: Koreja e Jugut, Samoa Amerikane, Barbados, Grenada, Guam, Makau, Republika e Ishujve Marshall, Mongolia, Namibia, Palau, Panama, Saint Lucia, Samoa, Trinidad dhe Tobago, Bahreini, Tunizia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe
  • Në “listën gri”: Zvicra, Shqipëria, Turqia, Lihtenshtajni, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnjë-Hercegovina, Armenia, Tajlanda, Vietnami, Hong Kongu, Uruguai, Peruja, Maroku, Jordania etj.
  • Edi Rama në Euronews: “Kemi bërë përparim të madh në këtë drejtim. BE-ja e ka të lehtë të fajësojë të tjerët, veçanërisht vendet e vogla, të cilët me guxim dhe vendosmëri bëjnë përpjekje për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, sepse e kaluara nuk ishte bujare”

Ministrat e Financave të BE-së miratuan pas negociatave të gjata dhe të vështira një listë prej 17 vendesh në zhvillim jo-anëtare, ku bizneset e mëdha dhe njerëzit e pasur fshehin të ardhurat e tyre pothuajse pa derdhur detyrime në thesar, njofton Euronews-i (shih http://fr.euronews.com/2017/12/05/lue-met-17-paradis-fiscaux-sur-liste-noire). Komisionari Evropian për Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Tatimeve dhe Bashkimit Doganor Pierre Moscovici.

“Kjo fitore duhet të ndiqet nga të tjerat”, – tha Komisionari Evropian për Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Tatimeve dhe Bashkimit Doganor Pjer Moskovisi (Pierre Moscovici). – U bëj thirrje shteteve të BE-së të mos flenë mbi dafina por të vazhdojnë të luftojnë abuzimet duke ushtruar presion mbi vendet e treta”. Po ashtu Euro-Komisionari Moskovisi njoftoi në faqen e tij në Twitter se vendimi është marrë të martën, më 5 dhjetor 2017, në një takim të Këshillit të BE-së në nivel ministrash të Ekonomisë dhe Financave. Shtetet që figurojnë në listën “e zezë” mund të humbasin aksesin në fondet e Bashkimit Evropian dhe t’u nënshtrohen sanksioneve të tjera. Është hartuar dhe një listë më e madhe “gri” e vendeve që vendosën të ndreqnin sistemet e tyre tatimore. Organizata joqeveritare “Oxfam” thekson se pikërisht ato shtete përfaqësojnë njëfarë parajse tatimore. Bashkimi Evropian jep afat njëvjeçar për të përputhur legjislacionin tatimor me atë evropian dhe për të siguruar transparencë në këtë fushë. Për ta bërë këtë deri në vitin 2019, Brukseli u bën thirrje vendeve në zhvillim. Ndër ato vende që shprehën angazhimin për reformën tatimore, është e gatshme dhe Shqipëria të bashkohet me BE-në. Kryeministri Edi Rama i tha Euronews-it: “Kemi bërë përparim të madh në këtë drejtim. BE-ja e ka të lehtë të fajësojë të tjerët, veçanërisht vendet e vogla, të cilët me guxim dhe vendosmëri bëjnë përpjekje për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, sepse e kaluara nuk ishte bujare”. BE-ja filloi të krijojë një “listë të zezë” për shkeljet tatimore pas “Panama Papers”-it. Në listë, në veçanti, përfshihen Samoa Amerikane, Barbados, Grenada, Guam, Makau, Republika e Ishujve Marshall, Mongolia, Namibia, Palau, Panama, Saint Lucia, Samoa, Trinidad dhe Tobago. Gjithashtu në listë ishin Bahreini, Koreja e Jugut, Tunizia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Vërehet se komisionarët evropianë kanë hartuar dhe listën gri të atyre vendeve që duhet të përmirësojnë legjislacionin e tyre tatimor. Në të ashtuquajturën listë gri përfshihen Turqia, Zvicra, Lihtenshtajni, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Armenia, Tajlanda, Vietnami, Hong Kongu, Uruguai, Peruja, Maroku, Jordania etj. Sikurse deklaroi Moskovisi-a, miratimi i listës është progres i rëndësishëm, por nuk është ende reagim i mjaftueshëm për shkak të evazionit fiskal në shkallë globale. BE-ja vuri në dukje se vendet ku janë shfaqur dukuri të evazionit fiskal, kanë premtuar të çrrënjosin praktikat offshore në legjislacionin e tyre, duke siguruar transparencë financiare dhe tatimore. Pritet që shumë prej këtyre vendeve të listuara premtuan të jenë plotësojnë kërkesat deri në fund të vitit 2018, megjithatë, vendeve në zhvillim sipas disa prej kritereve do t’u jepet afat deri në fund të vitit 2019. Në rast mospërmbushjeje të premtimeve, BE-ja kërcënon të vërë në zbatim masa për realizimin e transparencës tatimore. /Bulevardi/

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

94 − 85 =