W3vina.COM Free Wordpress Themes Joomla Templates Best Wordpress Themes Premium Wordpress Themes Top Best Wordpress Themes 2012
Home » Slideri, Top Lajmet » Bedri Luku: Oketa sahanlëpirës dhe tellall i Bamir Topit. Gazmend Oketa: Të kanë gjetur ty se nuk kanë surrat të dalin vet

Bedri Luku: Oketa sahanlëpirës dhe tellall i Bamir Topit. Gazmend Oketa: Të kanë gjetur ty se nuk kanë surrat të dalin vet

bedri lukuNga Xhevo Gradica / Kreu zyrës së regjistrimit të pasurisë së paluajtshme në Durrës Berdi Luku në rrjetin social Facebook ka shpotitur sekretarin e përgjitshhëm të Frymës së Re Demokratike Gazmend Oketën. Lukun e ka ngrënë meraku përse FRD nuk ka mundur të marrë me 23 qershor votat e pritshme, ndërsa ka gjetur Oketën si njeriun më të përshtatshëm për t’i drejtuar pyetjen retorike. Shkëmbimi replikavë në Facebook ka ardhur pas takimit të bërë nga krerë të FRD në Korçë  në kuadër të kandidimit për vendin bosh të kreut të bashkisë. Nga qyteti në jug të Shqipërisë Oketa ka bërë të qartë se e djathta shqiptare ka ende shumë probleme lidhur me pozicionimin dhe programin politik. Konkretisht Oketa është ndalur tek PD e cila pas ghumbjes së thellë me 23 qershor vijon të mos bindë partitë e djathta për strategji të përbashkët në opozitë.  “A mund t’i përgjigjet një pyetje Gamend Oketa: Me 23 qershor partia e tij kërkonte me çdo kusht humbjen e Berishës, po tani në Korçë me kë e ka inatin?”,-ka pyetur regjistruesi i Durrësit.  Ndërsa një kërkesë e tillë nuk është se ka ngacmuar Oketën të futet në lojën e fjalëve dhe të replikës, vijimi tekstit të Lukut ka qenë më ngacmues pasi ai e ka tentuar të fusë në konflikt me vetveten edhe median e gazetarët në tërësi pa treguar se me cilin e kishte hujin konkretisht. Luku përmes Facebook-ut ka thënë “Pse media nuk merret me imoralin e këtyre sahanlëpirësve që s’kanë pikën e turpit të hanë bukën dhe të përmbysin kupën?”.  gazmend oketaKjo ka mjaftuar për të “zgjuar” Oketën i cili shquhet për qetësi dhe mosrrëmbim në të folur e në të shkruar. Megjithatë, këtë herë, Oketa e ka hapur “thesin” duke mos e lënë Lukun t’i rrëshqasë lehtë. Reagimi tij ka qenë jo vetëm i fortë, por edhe i ashpër. Fillimisht Oketa ka shkruar fjalët “Se di!” si për të lënë të kuptohet se ka qenë më mëdyshje për t’i dhënë ndonjë shuplakë të fortë Bedri Lukut përmes Facebook-ut, apo për t’ia lënë këtë detyrë të tjerëve. Por duket që vetëm pak ka zgjatur heshtja pasi si asnjëherë tjetër Oketa i është përgjigjur duke shkruar “ Kur ishte me mustaqe ia kam shpëtuar një herë b…(kokën). Mesa duket po do të bëhet politikan. Çfarë thotë Bedro nuk më duket kaq i mençur”.  Luku i ka kujtuar Oketës se 23 qershori u dha përgjigje të merituar pasi në këto zgjedhje me votat që mori, FRD nuk mundi të guste në Kuvend as ish presidentin e Republikës. Ai madje ka shtruar edhe pyetjen për gazetarët “Pse gazetarët nuk e pyesin për rezultatet e 23 qershorit, por e lënë të thotë përralla që ia kanë mësuar përmendsh?”.  Edhe për këtë “merak” të Lukut reagimi Okëtës ka qenë i drejtpërdrejtë. Ai ka bërë të qartë për të gjithë friends në Facebook se e njeh shumë mirë Lukun dhe formimin e tij, ndërkohë që e ka mbyllur reagimin e tij duke shkruar “Do ia kenë shkruar të tjetër dhe meqë nuk kanë surrat vet gjejnë Bedriun”. Komunikimet dhe replikat në facebook kanë nisur të bëhen gjithnjë e më të shpeshta edhe për kategorinë e palëve që janë përfshirë në akuza të ndërsjellta lidhur me rezultatet e zgjedhjeve në Durrës, problemet e krimit e të korrupsionit, akuzave në adresë të politikës dhe pushtetarëve në qendër e në bazë… Në jo pak raste gjuha e përdorur si mënyrë komunikimi në rrjetin social në jo pak raste ka qenë e mbushur me epitete, ironi e sarkazëm, mjete që janë përdorur për të nxjerrë dufin mes palëve. Luku në Facebook nuk kursen ta quajë Oketën si tellal të Bamir Topit, ndërsa Oketa është përgjigjur në mënyrë të tërthorë duke i kujtuar Lukut se nuk e ka inteligjencën e duhur për të replikuar me të.

Short URL: http://www.bulevardionline.com/?p=6176

Posted by on Sep 24 2013. Filed under Slideri, Top Lajmet. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Comments are closed

Na ndiqni dhe ne facebook

Voto dhe ti sondazhet tona:

See all polls and results

Reklama:

ujesjellesi ukd 1 faqe per gazeten_Page_2

rsz_reklama_orkidese_

© 2017 Gazeta Bulevard. All Rights Reserved. Log in -