Home Opinion Berisha, Meta, Basha dhe Rama pazare për të gjetur një Llallë tjetër,...

Berisha, Meta, Basha dhe Rama pazare për të gjetur një Llallë tjetër, luftë me amerikanët

135
SHARE

Nga Gjergj Zefi

Politika mëkatare dhe antikombëtare e Tiranës ka qenë një, është një dhe do të jetë një për diktimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Teatri i ditëve të fundit, për të krijuar idenë e një përplasje politike për fatin e kryeprokurorit Adriatik Llalla, është një mashtrim i trashë, pas të cilit fshihet marrëveshja e kahershme e peshkaqenëve të politikës, për të zgjedhur një kryeprokuror lolo, mediokër, ushtar të verbër, pa personalitet dhe me nivel mjeran kulturor, për t’u garantuar peshkaqenëve të politikës dominim të qetë të ujërave të parave publike, pronave shtetërore, trafiqeve, orgjive, mediave dhe interesave të ndryshme. Pas bllokimit me kontribut të përbashkët të organeve të reja kundër korrupsionit, si Prokuroria e Posaçme, Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Gjykata Speciale, katër peshkaqenët e mëdhenj të politikës shqiptare, Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta dhe Lulzim Basha tentuan të zgjatnin deri në vitin 2019 mandatin e kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili do të mbahet mend jo vetëm si kryeprokurori më qesharak dhe i dështuar në 27 vitet e fundit, por edhe si kryeprokurori i parë shqiptar që nuk lejohet të shkelë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tentativa e PS, PD dhe LSI për të zgjatur mandatin e Llallës vuri në lëvizje amerikanët, të cilët janë investuar për të çliruar drejtësinë nga litarët e politikës shqiptare, përgjegjëse për situatën e rëndë në Shqipëri. Misionet e SHBA dhe BE, OPDAT dhe EURALIUS dolën me një deklaratë ë prerë, duke pohuar se mandati i Llallës mbaron në datën 7 dhjetor, pra në fund të kësaj jave. Por ata deklaruan se pasuesi i Llallës nuk mund të zgjidhet më nga politika. SHBA dhe BE kërkon një zgjidhje ligjore, që parashikon zhbllokimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga politika. Ky këshill ka të drejtë me ligj që të zgjedhë Prokurorin e ri të Përgjithshëm sipas një procedurë të rregulluar qartësisht me ligj. Aktualisht, nuk ka përplasje mes PD, PS dhe LSI, por ka nisur një konflikt mes partive politike shqiptare dhe SHBA-BE. Berisha, Rama, Meta dhe Basha, me veglat e tyre në parlament dhe institucione, kanë bllokuar ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, me qëllim për të zgjedhur vetë një prokuror të përkohshëm, për të shtyrë sa më shumë ditët e tyre në politikë. Nëse do të ishte ngritur KLP, debati për largimin dhe zëvendësimin e Adriatik Llallës nuk do të ekzistonte. KLP nuk po ndërtohet për shkak se shoqëria civile nuk propozon kandidatët e saj. Dihet se shoqëria civile është një qen që luan bishtin sa sipas linjës së PS, PD dhe LSI. Pas bllokimit të KLP, Berisha, Rama, Meta dhe Basha kanë nisur pazaret për zgjedhjen e një Llalle tjetër në krye të Prokurorisë së Përgjithshme. Për këtë qëllim, Partia Demokratike ka ndryshuar tre herë qëndrim për këtë çështje. Në fillim, Lulzim Basha deklaroi se do të bëjë rezistencë dhe se do të ketë një përballje të madhe për të mbrojtur mandatin e Llallës. Më vonë, pranoi largimin e Llallës, për shkak të deklaratës së prerë të amerikanëve, por tha se kryeprokurori i ri nuk mund të zgjidhjet nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj. Ditët e fundit, një nga zarat e Lulzim Bashës, Oerd Bylykbashi, kërkoi zgjidhjen një kryeprokurori të përkohshëm me 3/5 e votave. Pra, ai kërkoi hapur zgjidhjen e një prokurori, produkt i pazarit të PD, PS dhe LSI. Ditët e fundit, Taulant Balla foli për një takim me Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në Bruksel. Ka zëra se pasuesi i Llallës tashmë është caktuar nga Berisha, Rama, Meta dhe Basha. Ky pazar mund të zgjasë ditët në pushtet, por nuk e ndryshon dot fundin e tyre.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

− 3 = 3