Home Politike Bylykbashi: Nje xhiro dhe nje selfie ne lungomare qe kushton 13,5 milion...

Bylykbashi: Nje xhiro dhe nje selfie ne lungomare qe kushton 13,5 milion euro‎. Ti sekuestrohet vila Edi Rames

148
SHARE

Deputeti Oerd Bylukbashi dhe njekohesisht dhe kreu i PD në Durrës i emëruar nga Basha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut lidhur me shembjene  një pallati në Vlorë sapo Rama erdhi në pushtet. “ Militantet me kollare apo kaskete qe ende kenaqen me bemat e dhjetorit 1944 e qe kenaqen kur shohin filmin “Radiostacioni” as qe duan te dine per keto gjera. Ama po t’ua sekuestrosh shtepine e pronat sot, te hidhen ne fyt” , është shprehur Bylykbashi. Ja postimi i plotë i tij.:

Kaq do tu kushtoje shqiptareve, ane e cep te Shqiperise ai kendi “parajsor” i Lungomares se Vlores ku dikur ndodhej nje pallat qe u prish me dinamit. ‎Ketu nuk llogaris miliona eurot per ndertimin e shetitores se Vlores.  Sot,(dje) Gjykata e Strasburgut per te Drejtat e Njeriut vendosi me unanimitet se qeveria e Edi Rames ka shkelur me te dy kembet te drejtat e njeriut e duhet t’u demshperbleje pronareve plot 13,5 milion Euro. Ja, kjo eshte drejtesia e nje gjykate qe nuk kercenohet nga vetingu i Edi Rames, qe nuk eshte peng i tij apo kujtdo tjeter qe vervit vetingun si kercenim kur i del perpara Edi Rames‎. Po te munde, Rama do t’i shkarkonte me veting e do t’u leshonte edhe ndonje prokuror te perkohshem. “Ia prishen Lul Bashes, familjareve te tij”, do te ngulin kembe ‎me kokederresi trashanike analistet militante apo militantet e verber antiopozitare. A thua se ky eshte argument. ‎ Ne fakt, tritoli ne themelet e atij pallati ishte tritol ne themelet e te drejtave te njeriut, te drejtes se prones private dhe shtetit te se drejtes.  Ne nje proteste para pak vitesh takova nje prej pronareve ne ate pallat qe Lulzim Bashen nuk e ka familjar. Njeri privat, qe e ka bere emrin dhe karrieren me profesionalizmin e vet ne privat. Kishte veshur pelice. E ngacmova duke e pyetur ‎pse kishte dale ne proteste me pelice. “Sot ndjehem e shpronesuar si ne ’45. Nuk di ku te perplasem!” me tha.‎ Militantet me kollare apo kaskete qe ende kenaqen me bemat e dhjetorit 1944 e qe kenaqen kur shohin filmin “Radiostacioni” as qe duan te dine per keto gjera. Ama po t’ua sekuestrosh shtepine e pronat sot, te hidhen ne fyt.‎ Sot, nje dyqanxhi bulqizak, nje pensionist pukjan, nje mesues leskoviqar, nje bujk librazhdiot, nje nepunes elbasanlli, cdo shqiptar, edhe pse mund te mos u bjere ndonjehere rruga per te bere xhiro dhe selfie ne Lungomare, do te duhet te paguaje nga xhepi teken hakmarrese politike dhe injorancen ligjore te nje kryeministri qe te drejtat e njeriut i sheh nga kendveshtrimi i banditit.Ne fakt, asnje shqiptar nuk duhet te paguaje asnje qindarke. Ato 13,5 milione euro duhet t’i paguaje nga xhepi Edi Rama, po te jete nevoja duke ia sekuestruar vilen e Surrelit‎

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

− 1 = 7