Home LifeStyle Çfarë ti dhuroni mashkullit të zemrës

Çfarë ti dhuroni mashkullit të zemrës

95
SHARE

 

 

 

“Ok pra, dita erdhi! Nesër është Shën Valentini dhe kam pothuajse një muaj që vras mendjen përditë se çfarë do i blej atij, por…nuk e di akoma!”

Meshkujt e kanë fare të thjeshtë ti blejnë njeriut të tyre të zemrës një dhuratë, sepse edhe nëse nuk ju sjell atë paletën e fundit me tonet e syve që ka dalë në internet dhe po bën namin, në fund ne do të na bëhej zemra “mal” edhe me një “fije bari” të këputur te kopshti i komshiut përballë.

Ju ka ndodhur besoj, që jo vetëm për festën e të dashuruarve, por edhe në “sebepe” të tjera, të mos dini çfarë ti bleni mikut tuaj, vëllait, babait, të dashurit apo bashkëshortit. Ah, meshkujt janë kaq të thjeshtë kur vjen puna e të zgjedhurit diçka që u pëlqen për ta blerë, por ne femrat mesa duket (nuk duket fare, por ashtu jemi realisht), i komplikojmë paksa gjërat.

“Po i bleva këtë, mos ndoshta se pëlqen?”, “Po ai ka 100 të tilla, s’ka ç’i duhet edhe një tjetër! Ohu…”, “Po nuk kam edhe aq shumë lekë, më mirë po lidh një fjongo në kokë e po i them që unë jam dhurata! O zot, do çmendem, s’kam kohë!!!”

Dakort, zonja dhe zonjusha, është koha të qetësoheni!

Të gjithëve na kap paniku, sidomos kur nuk kemi as kohën në favorin tonë (dhe se di pse ne femrave na pëlqen që ti zvarrisim pakëz këto gjëra…), por unë do t’ju sjell një galeri me ide se çfarë mund ti blini të dashurit të zemrës. Disa mund t’ju duken dhurata klasike dhe pothuajse të përhershmet, por ç’ti bëjmë, te kjo pjesë ne femrat kemi qëlluar me fat!

 

 

 

 

 

Orë dore

Një orë dore e thjeshtë, e cila do të ishte shumë trendy dhe do të kishte një përdorim të përditshëm (sepse do u bëheshit “ferr” derisa mos ta hiqte më kurrë, sigurisht). Mund të bëni një xhiro nëpër qytet e tu hidhni një sy modeleve të ndryshme, ose fare thjesht, mund ti porosisni online, siç është tashmë në modë, e ju vjen në derë të shtëpisë.

 

 

 

 

 

Çakmak me dedikim

Dashuria juaj pi duhan? Zgjidhja dhe dhurata perfekte është një çakmak. Mund ti dedikoni një shprehje në të, të shkruani ndonjë datë të rëndësishme e gjëra si këto, por më besoni, nuk ka dhuratë më të bukur për të se sa një çakmak me simbolin e skuadrës së zemrës. Do t’ju mbysë me puthje!

 

 

 

 

Këmishë ose pulovër të ngrohtë

Shikoni vajza, edhe meshkujt kanë shpirt, ë! Me gjithë këtë të ftohtë të stinës, një pulovër e këndshme për poshtë xhupit apo xhaketës, nuk do ishte ide e keqe! Mos hiqni nga opsionet as këmishat klasiko-sportive!

 

 

 

 

 

Parfumi i preferuar

“Bleji parfumin e stinës.”, “Po jo, se në dimër ta mësosh një çikë atë tëndin të parfumoset ndryshe”…Bla, bla, bla… Parfumi është një detaj tregues i personit që prezanton, pra, nëse ai ka një parfum të preferuar, ai parfum e personifikon atë dhe mbi të gjitha ai e pëlqen, ndaj mos e bëj mendjen më dysh nëse dëshiron t’ja bësh si dhuratë! Meshkujt adhurojnë të jenë të parfumosur!

 

 

 

 

 

Portofol, marsup, apo çantë dore?

Në këtë rast varet nga personi i zemrës suaj, ju e njihni më mirë! Preferon portofolat e xhepit, marsupet apo çantat e dorës? Portofolat në fakt u bë ca kohë që kanë dalë nga moda, por sërisht mbeten klasikë. Nga ana tjetër, marsupet janë më praktikë, duke qenë se në to s’mund të fusësh vetëm paratë, por ç’të duash! Përsa i përket çantave të dorës, nuk ka dallim moshe dhe stili kjo dhuratë, pasi, për mendimin tim, mbetet shumë “IN”, si për një mashkull me stil serioz, si për atë që parapëlqen të vishet trendy.

 

 

 

 

SPA 

Masazh relaksues, jacuzzi dhe fruta me shampanjë? E kush s’do ta shijonte, si mashkull, si femër! Rezervo një ambjent SPA-je ku ti dhe dashuria jote do kaloni një mbrëmje relaksuese dhe shijoni praninë e njëri-tjetrit!

 

 

 

Një darkë e përgatitur nga ju!

As mos guxo ti porosisësh tek restoranti poshtë shtëpisë; do ta kuptojë! Mashkulli është rritur me një figurë shumë përkujdesëse të femrës në kokë, ndaj mos kujto se nuk i vë re detajet! Një darkë e përgatitur me shumë dashuri prej jush dhe një shishe verë sipas preferencave do të ishte perfekte! Pa shumë shpenzime, shumë emocione “të hedhura” në të dhe fundja, surprizë!

Mos harroni që dhurata më e shtrenjtë dhe më e bukur që mund ti bëni dikujt është dashuria pa kushte!

Dashuroni sa më shumë! /Adelaida Dajko – Bulevard News

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

7 + 3 =