Home Politike Damian Gjiknuri i kthen përgjigje deputetit të PD: Ti pagove 800 mijë...

Damian Gjiknuri i kthen përgjigje deputetit të PD: Ti pagove 800 mijë euro për t’u futur në lista

52
SHARE

Ministri Damian Gjiknuri i ka kthyer pergjigje akuzave te deputetit te PD Agron Shehaj nga emisioni “Studio e Hapur” e gazetares Eni Vasili.

Ai ka permendur akuzat qe qarkullojne se Shehaj ka paguar per t’u bere pjese e listes se PD ne Vlore.

“Meqë unë isha në SHBA, dikush do dilte të hidhte ndnjë shashkë këtu në Tiranë, aq më tepër që e hedh një njeri që vetë akuzohet.

Se si të shkruaj unë në FB që Shehaj ka paguar 800 mijë euro apo 1 milion euro, sic thonë, për t’u bërë pjesë e listës së PD në Vlorë.

Unë s’jam në biznesin e thashethemeve, këto janë për humor, se u mësuam se me Habilajt.

Thanë që jam hetuar, faktet janë aty, nëse ka ndonjë gjë, bujrum, le të hetohem.

Por kam frikë se gjithcka mbetet në kaudër të thashethemeve, s’kam ndonjë lidhje me cështjen në fjalë.

Unë njoh shumë biznesmen.

Zoton e njoh, cdo biznes që ka lidhje me atë ministri ,cdo drejtues i ministrisë ka pasur rastin ta takojë.

Do jap përgjigje në interpelancë, janë vendimarrje që kur janë bërë këto koncesione, unë s’kam qenë.

S’dua të bëhem pjesë e këtij spekulimi, fakti që njef x apo y sdo të thotë gjë”, tha Gjiknuri.

Agron Shehaj deklaroi dy ditë më parë se, “sipas mediave, ministrat Ahmetaj dhe Gjiknuri janë përgjuar ndërkohë që flisnin me Klodian Zoton.

Ministrat udhëzonin Zoton për pagesa dhe dorëzim parash që kishin të bënin me zgjedhjet e qershorit 2017.

Zoto ishte nën përgjim me kërkesë të prokurorisë dhe vendim të Gjykatës. Vetëm Prokuroria mund të sqarojë opinionin publik nëse dy nga ministrat kryesor të qeverisë janë nën hetim.

Ndërkohë ka një presion te jashtëzakonshëm mbi mediat. Censurohet në 90% të mediave lajmi që ministri Gjiknuri është nën hetim nga prokuroria e Elbasanit. Të shohim sa do vazhdojë injorimi.”/TemA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

53 − = 45