Home Aktualitet Gjykata Administrative në Durrës ka dhënë vendimin për fatin e projektit “Veliera”

Gjykata Administrative në Durrës ka dhënë vendimin për fatin e projektit “Veliera”

649
SHARE

Përfundoi gjyqi i ndërtimit të Velierës në qytetin e Durrësit. Treshja e gjyqtarëve kanë qëndruar për rreth dy orë e gjysmë duke u konsultuar për vendimin. Gjykata i ka hapur rrugë punimeve në zonë, përveç zonës arkeologjike A.

 

Gjykata Administrative në vendimin e saj, ka pranuar pjesërisht padinë, duke pranuar projektin e ndryshuar të paraqitur nga Ministria e Kulturës dhe bashkia e Durrësit, por ka kërkuar moszhvillimin e punimeve në zonën arkeologjike A, aty ku binte më parë një nga këmbët e “Velierës”.

 

Ndërkohë që avokatja është shprehur “Vendimi i gjyqtarëve, as mish, as peshk! Do e ankimojmë. Projekti nuk është anuluar, as është konsideruar i paligjshëm. Është çështje politike! Ka ndikim politika.”

I pranishëm ka qenë edhe ambjentalisti Sazan Guri, i cili është shprehur se nuk do të tërhiqen me kaq. “Kjo është një betejë që do ta vazhdojmë në Strasburg! Nuk tërhiqemi.”, është shprehur z.Guri. /Bulevard News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

+ 75 = 84