Home Aktualitet Ja kategoritë e studentëve që përjashtohen nga tarifa e shkollimit

Ja kategoritë e studentëve që përjashtohen nga tarifa e shkollimit

482
SHARE

Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës ka bërë publik kategoritë e studentëve që përjashtohen nga tarifa e shkollimit për vitin akademik 2017-2018. Më poshtë gjeni kriter e që studenti duhet të plotësojë për të përfituar nga ky përjashtim.

Kriteri 1 : Studentët me aftësi të kufizuara, të vërtetuar me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, si dhe studentët fëmijë të personave/familjes me aftësi të kufizuara, të vërtetuar me vendim të KMCAP-së për punë, familjet e të cilëve trajtohen/përfitojnë nga ligji nr. 9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, ndihmë ekonomike të plotë apo të pjesshme nga njësitë e vetëqeverisjes vendore

2.Studentët, familjet e të cilëve trajtohen /përfitojnë ndihmë ekonomike të plotë apo të pjesshme nga njësitë bazë të vetëqeverisjes vendore, si dhe studentëve deri në moshën 25 vjeç, që kanë vetëm njërin nga prindërit, pasi prindi tjetër është ndarë nga jeta, me të ardhura vjetore të familjes të pamjaftueshme për përballimin e kostos së studimeve

3.Studentët, që kanë përfituar statusin e jetimit, deri në moshën 25 vjeç

  1. Studentët deri në moshën 25 vjeç, që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë

5 .Studentët deri në moshën 25 vjeç, që janë identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë përfituar statusin ligjor për trajtim si viktima të trafikut të qenieve njerëzore

6 .Studentët fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës, të konfirmuar nga ministria përgjegjëse për punët e brendshme dhe ajo e mbrojtjes

7.Studentët romë dhe ballkano-egjiptianët, të konfirmuar si të tillë nga ministria përgjegjëse për mirëqenien sociale

Shenim : Studentët të cilët janë jashtë kohëzgjatjes normale të ciklit të studimit dhe studentët të cilët ndjekin program të dytë studimi nuk përfitojnë përjashtim nga tarifa vjetore e shkollimit. Afati perfundimtar i dorezimit te te dokumnetacionit perkates per perfitim eshte deri me daten 28.12.2017.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

+ 35 = 36