Home Bota Këngëtarja i nxjerr në shesh të gjitha!

Këngëtarja i nxjerr në shesh të gjitha!

39
SHARE
Incident në tapetin e kuq, këngëtarja i nxjerr në shesh të gjitha

Këngëtarja amerikane, Halsey, njihet tashmë për guximin e madh që ka në stilin e saj të veshjes. Por kësaj here ajo ka rrezikuar shumë duke i lënë fansat e saj pafjalë.

Teksa ka marrë pjesë në eventin “Amfar Gala” në New York, ajo kishte veshur një fustan shumë sensual ngjyrë të zi, ku nuk kishte lënë pa nxjerë në pah edhe këmbët pëmes të çarës së fustanit të saj.

Megjithatë, këngëtares Halsey, e cila është edhe kantautore, nuk i ka shkuar edhe aq mirë kjo mbrëmje, për shkak të një incidenti që i ndodhi në tapetin e kuq.

Duke kaluar dhe duke pozuar për fotografët e shumtë, një person i veshur me kostum të zi, aksidentalisht i shkel fustanin, dhe e çara paksa e tepruar e fustanit, u spostua duke i zbuluar edhe pjesët intime.

Sigurisht që kjo nuk mbeti pa u vënë re nga të pranishmit dhe sidomos duke u publikuar nëpër media.

Sakaq, këngëtarja 23 vjeçare, e cila ka korrur shumë sukses me këngën e saj “Bad at Love”, është përfolur shumë edhe për deklaratën e saj në muajin janar, pasi pranoi para një grupi të madh njerëzish gjatë Marshimit të Grave, se ka qenë viktimë e një abuzimi seksual.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

− 3 = 3