Home LifeStyle Klinika Mjeksore Elmedica , flet mjeku i mirënjohur Dr Shefqet Deliallisi :...

Klinika Mjeksore Elmedica , flet mjeku i mirënjohur Dr Shefqet Deliallisi : Ja pse …

150
SHARE

Etja e shtuar, është përpjekje e organizmit për të zëvendësuar humbjen e tepërt të lëngjeve nëpërmjet urinimit të shpeshtë, në sasi të shtuar, që ndodh në diabet kur rritet sheqeri ne gjak, zakonisht mbi 200mg/dl Por mund të ketë dhe shkaqe të tjera. Etja është një ndjenjë natyrale që na shfaqet sa herë që niveli i lëngjeve në organizëm bie. Kjo mund të ndodhë në ditët e nxehta, kur ne humbim shumë lëngje me djersë apo pas sforcimeve fizike të shprehura. Shkaku i kësaj etjeje zakonisht është i qartë dhe etja zhduket pas largimit të tij.  Shkak tjetër i etjes është diabeti insipid ose diabeti “i ujit”. Kjo sëmundje ndodh kur pakësohet hormoni diuretik që rregullon eliminimin e ujit nga veshkat. Për të kompensuar sasinë e madhe të lëngjeve që eliminohen me urinë, shfaqet etje e theksuar që shuhet me sasi të madhe uji. Disa njerëz kanë maninë e pirjes së lëngjeve, gjë që nuk është e njëjtë me etjen. Ata ndiejnë nevojën e pirjes së lëngjeve me shumicë, duke pirë aq shumë, sa që kjo bëhet shkak për urinim të shtuar. Megjithatë, në çdo rast, bërja e analizave te këta njerëz është e domosdoshme. Kufizimi i lëngjeve nuk shkakton ndonjë dëmtim, ndonëse mund të bëjë që këta të mos ndjehen mirë. Kjo “etje” mund të mos jetë problem i përhershëm. Ajo është në varësi të faktorëve psikologjikë.  Sigurisht që etja e theksuar mund të jetë simptomë e diabetit të sheqerit, që si thamë më sipër, zakonisht shoqërohet me urinim të shpeshtë, në sasi të madhe. Kjo etje është e vazhdueshme dhe shpesh njerëzit zgjohen edhe natën për të pirë ujë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

26 − 21 =