Home Opinion Kush e mban në “këmbë” korrupsionin, dhe Shqiperinë larg BE

Kush e mban në “këmbë” korrupsionin, dhe Shqiperinë larg BE

46
SHARE

Nga ARTUR  AJAZI

Trashja e korrupsionit, mbetet ndoshta pengesa kryesore për marrjen e “notes kaluese” të Shqiperisë drejt anëtarësimit në BE. I prekur në pothuajse çdo qelizë të shtetit, i kthyer në system tashmë, korrupsionin do ta ndeshim në arsim, shkolla dhe fakultete, në shëndetsi, ambulance qendra shendetsore dhe spitale, në drejtori rajonale dhe qëndrore, në ministri dhe kudo. Korrupsioni ka qenë dhe po mbetet pengesa më e madhe dhe pamundësisht e pakalueshme e qeverisë Rama për të marrë “ok” për në BE. Ky fenomen kaq negativ për çdo qeverisje, dhe veçanarisht për qeveritë e vende postkomuniste sin ë rastin e Shqiperise, mbetet sot një “epidemi” e rrezikshme veçanarisht për  Shqipërinë. Institucionet dhe qytetarët e këtij vendi, asnjëherë më tepër se sot, nuk janë ndjerë më të njollosur se para fenomenit të rritje  të korrupsionit, që është kthyer në sistem, duke prekur çdo zyrë të institucioneve. Korrupsioni është kthyer sot në modë, në sistem, në njollë të madhe e cila e ka kapluar shoqërinë dhe dikasteret qeveritare. Por në vend që të luftohet ai po trashet , dhe vështirë  ti tundësh apo shkulësh qoftë edhe një “fije”  këtij fenomeni criminal me seminare, programe apo denoncime nga foltoret e parlamentit. Korrupsioni është bërë fenomen dhe kthyer në “modë” në Shqipëri, duke  degraduar  gjithçka jetësore, zyrat e shtetit, njerëzit, drejtuesit etj. Sot në Shqipëri  ka strukturat të panumurta “antikorrupsion”, por në asnjë rast nuk ka  plane zbatuese  konkrete, ose të këtë strategji edhe kombëtare në luftën kundër kësaj të keqeje të madhe, e cila e diskredituar venditn në sytë dhe veshët e Europës. Organet relevante për luftë ndaj krimit  dhe veçanarisht korrupsionit, të klasifikuar si njëlloj i veçantë “krimi që ndëshkohet”, shumë pak po bëjnë që ta fitojnë betejën kundër tij në vitet e fundit. Kur korrupsioni kthehet në sistem, siç ka ndodhur tek ne, atëherë situata komplikohet më shumë. Strukturat shtetërore  antikorrupsion kanë paraqitur para organeve të drejtësisë shumë raste ku në afera të korrupsionit gjenden të përfshirë njerëzit e politikës, të cilët sigurisht  pasurinë e krijuar e kanë në shumë raste  të paligjshme. Korrupsioni tek ne, ka shtrirje në të gjitha  sferat e jetës, dhe kjo e vështirëson luftën kundër tij. Korrupsioni nuk është diçka e thjeshtë, dhe shpesh ai paraqitet me elemente antiligjore dhe antishtetërore. Ligji duhej të vepronte shumë ashpër kur mblidhen fakte se ka korrupsion në strukturat e larta  të shtetit. Lufta kundër korrupsionit është edhe luftë kundër aparatit burokratik dhe oligarkik. Në rast se dëshirojmë të kemi shoqëri të shëndoshë, duhet eliminuar korrupsioni, pasi kjo e keqe ka mbërthyer duke nisur nga krerët e organeve shtetërore dhe veçanarisht politikanët. Lufta ndaj këtij fenomeni duhet shtrirë në të gjitha institucionet, ku konstatohet dhe zbulohet  ky fenomen i rrezikshëm. Çdo zyrtar me ndërgjegje të pastër as nuk korruptohet dhe as nuk korrupton njeri, por kjo vetëdije pozitive  mungon në të shumtën e rasteve, dhe e ka krijuar në sistem korrupsionin. Ka shumë organe shtetërore që janë angazhuar të  luftojnë korrupsionin, si Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brëndshme, kurse përsa i përket  gjykatave, ato duhet të jenë  shumë transparente. Duhet të jenë të tilla pasi  ato janë ndër më të  akuzuarat për korrupsion. Korrupsioni është shkak dhe pasojë, edhe për krimin ekonomik. Struktura të korruptuara ka deri lart në piramidë, dhe kjo e ka stopuar dukshëm luftën ndaj tij. e thënë shkurt, Shqipëria akoma sot nuk ka institucione drejtesie të pavarura, që të mund të ndëshkojnë të korruptuarit dhe fenomenin në përgjithësi. Kjo pasi edhe pse parlamenti ka votuar për reformën në drejtësi, duket se sistemi drejtësisë që prej 27 vitesh mban gjallë korrupsionin, mbetet turpi që po na mban larg integrimit në BE.

 

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

18 + = 24