Home Politike Majlinda Bregu sfidon Bashën, çdo anëtar e thotë hapur: Nuk ka më...

Majlinda Bregu sfidon Bashën, çdo anëtar e thotë hapur: Nuk ka më PD

92
SHARE

Për ish ministren e Integrimit Majlinda Bregu, akuzat e ngritura mbi Partinë Demokratike se me para të dyshimta ka lidhur kontrata lobimi në SHBA duke mos i deklaruar zyrtarisht, vë përpara përgjegjësisë Lulzim Bashën. Bregu tha se si ish-anëtare e kryesisë nuk ka asnjë dijeni për këto kontrata lobimi. “Është shumë e rëndë, sepse të akuzosh kundërshtarin tënd politik për përdorim parash të pista dhe të mos jesh vetë kristal i pastër për ta çuar deri në fund misionin tënd, atëherë ky është problem shumë i madh. Çfarë lidhje ka kjo kompania offshore me mua apo me një anëtar tjetër të PD-së? Kësaj pyetje duhet t’i japë përgjigje Lulzim Basha.” Ish ministria e Integrimit e akuzoi  se ka asgjësuar dhe personalizuar  Partinë Demokratike. “Nuk ka Parti Demokratike sot. Këtë e thotë çdo anëtar i PD, me zë, hapur, mbyllur. Kjo po dëshmohet çdo ditë nga mbledhjet farsë të strukturave dhe të analizës që nisi në PD, në procesin pas-zgjedhor. Kjo nuk është partia në të cilën jam anëtarësuar unë, apo Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Ridvan Bode apo edhe Sali Berisha.” Si ish-ministre e integrimit, Bregu e fton Lulzim Bashën të shprehet publikisht nëse është pro hapjes së negociatave me BE-në.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

17 − = 12