Home Kronika Ndalohet një shtetas nga Shijaku me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Ndalohet një shtetas nga Shijaku me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

134
SHARE

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Shijak bënë të mundur ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht:

Agim Kolgjini 52 vjeç,   banues në  Shijak.

Gjykata e Genovës, Itali, në ngarkim të shtetasit të mësipërm ka lëshuar urdhër – arresti, për veprat penale “Pjesmarrje në organizatë të tipit mafioz” dhe “Ndihmë dhe shfrytëzim prostitucioni” parashikuar në nenet 110, 81 dhe 416 të Kodit Penal Italian. A.Kolgjini është ndaluar  me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

− 9 = 1