W3vina.COM Free Wordpress Themes Joomla Templates Best Wordpress Themes Premium Wordpress Themes Top Best Wordpress Themes 2012
Home » Aktualitet, Slideri, Top Lajmet » Panariti: Sektori i peshkimit, drejt konsolidimit; reagojnë peshkatarët

Panariti: Sektori i peshkimit, drejt konsolidimit; reagojnë peshkatarët

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, është përballur sot me shqetësimet e peshkatarëve të Durrësit, teksa ka deklaruar se sektori i peshkimit po konsolidohet përmes formalizimit dhe mbështetjes së peshkatarëve me naftë të subvencionuar.

“Sektori i peshkimit po konsolidohet përmes formalizimit. Nafta që zë mbi 60% të kostos së sektorit të peshkimit jepet pa taksën e qarkullimit dhe atë të karbonit, me vlerën 70 lekë për litër”, theksoi ministri.
Në kundërshtim me konstatimin e ministrit, peshkatarët kanë ngritur zërin mbi problemet që has prej vitesh ky sektor dhe që e kanë futur në krizë të plotë, duke përmendur mungesën e një kantieri për riparimin e anijeve, si dhe ndërtimin e një porti peshkimi aspak funksional dhe me një destinacion të paramenduar për jahte.
197120Ministri Panariti tha se po punohet për thithjen e investimeve për ndërtimin e një kantieri detar, një markate peshku, si dhe investime në zgjerimin e kapacitetet e portit të ri të peshkimit, që ende nuk është vënë në funksionim.
Shoqata e investitorëve në sektorin e peshkimit kërkoi më shumë mbështetje për këtë sektor dhe në funksion të turizmit.
Për shkak të problemeve të mëdha, flota e peshkimit në Durrës është reduktuar në 100 anije, ku vetëm 65 prej tyre deklarohen funksionale.

Short URL: http://www.bulevardionline.com/?p=14829

Posted by on Oct 20 2015. Filed under Aktualitet, Slideri, Top Lajmet. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Comments are closed

Na ndiqni dhe ne facebook

Voto dhe ti sondazhet tona:

See all polls and results

Reklama:

ujesjellesi ukd 1 faqe per gazeten_Page_2

rsz_reklama_orkidese_

© 2017 Gazeta Bulevard. All Rights Reserved. Log in -