W3vina.COM Free Wordpress Themes Joomla Templates Best Wordpress Themes Premium Wordpress Themes Top Best Wordpress Themes 2012
Home » Slideri, Top Lajmet » Partitë politike në Durrës nisin hartimin e listave për kandidatët për deputetë. Ja emrat e parë të PS, PD, LSI, PDIU, FRD dhe PAA

Partitë politike në Durrës nisin hartimin e listave për kandidatët për deputetë. Ja emrat e parë të PS, PD, LSI, PDIU, FRD dhe PAA

rama-meta-e1454699398592Partitë politike në Durrës kanë nisur të piketojnë emrat që do të startojnë fushatën  për zgjedhjet e përgjithshme dhe ku natyrisht rolin kryesor do ta luajnë emrat për kandidatë. Ajo që bie në sy është fakti se emrat e parë pothuajse janë  “blinduar” tashmë dhe kjo në tre partitë e mëdha. Por ndryshe nga herë të tjera  ku është bërë një luftë më e fortë në bazë për emrat duket se këtë radhë “heronjtë” po luftojnë në Tiranë. Pa as më të voglin dyshim të gjithë jaë turrur drejt kryeqytetit duke nisur proçesin që do të nxjerrë 14 emrat që do të ketë qarku i Durrësit ( mendohet se do të ketë një deputet më shumë se sa kishte, pra numri do të jetë 14 nga 13 në zgjedhjet e kaluara). Mënyra se sip o luftohet për të nxjerrë emrat është ndoshta  e vetmja gjë që i bashkon të gjithë partitë dhe të duket se nga ky proçes ata janë në një koalicion , po në një koalicion që fillimisht po ja fusin njëri tjetrit brenda për brenda për të dalë më pas  në luftën me njëri tjetrin jashtë partive. Burime nga  PS bëjnë të ditur se  në këtë parti problemi më i madh janë gratë. Kjo ndoshta është partia ku gratë e kanë marrë seriozisht formulën dhe kanë nisur  të dalin në skenë , ata që janë duke bërë  “sherre” në komisione apo duke u kujtuar se duhet edhe të flasin nganjëherë dhe ata që pretendojnë ti zëvendësojnë duke kapur njerëz të fuqishëm të PS në Tiranë. Në pamje të parë  thonë burimet nga PS në Durrës nuk është se lista  është surprizë në Durrës, madje ajo të vetmen surprizë do të ketë që asnjë nga këto emra që janë aktualisht nuk do të jenë më, por kjo mesa duket do të bëjë një përjshtim për një femër deputete. Tirana do të ketë një përfaqësues në Durrës dhe sipas të gjithë gjasave ai do të jetë  Sajmir Tahiri, ministri aktual i Brendshëm, i cili në disa takime strukturash ka qenë i pranishëm në Durrës. Ndërkohë që fill pas këtij emri  mësohet se të gjithë kandidatët do të jenë nga Durrësi, emra të njohur drejtorësh në qeverisjen e këtij qyteti, po edhe drejtues në nivel më të lartë. Kështu një emër mjaft i lakuar sipas burimëve do të jetë Roland Xhelilaj, aktualisht prefekt i Durrësit , i cili  njihet për natyrën e tij komunikative dhe respektin që gëzon te qytetarët durrsak. Në këtë drejtim duhet se Xhelilajn e ka ndihmuar shumë edhe të qenurit prefekt i Durrësit, një detyrë që jo vetëm është kthyer pa asnjë lloj competence por që më shumë mbledh ankesa se sa mund ti japë zgjidhje atyre. Duke qenë se qytetarët e kanë kuptuar këtë edhe Xhelilja ka bërë mirë pjeën e tij duke mbledhur të gjithë ankesat po duke mos i dhënë asnjë zgjidhje për pamundësinë që ai ka jo vetëm si  natyrë po edhe në në bazë të funksionit ligjor. Por duket se nuk do ti mungojë kësaj liste as edhe kreu i sapozgjedhur i PS, Luan Zaza i cili njihet për  natyrën e tij organizative. Ndërkohë që listë duket se do të jenë një numër i konsierueshëm drejtorësh duke filluar nga Ardian Cela, që prej vitesh drejton OSHEE-në, po dhe emra të tillë si drejtori I Ujësjellësit Spartak Kovaci, Ledion Lako, Sotir Ngresi, Afrim Bakaj pod he emra të tjerë. Gjithsesi ajo që mbetet më e vështira te PS për listuar do të jetë  prania e femrave që po bëjnë dhe luftën më të ashpër për të pasur një vend në listën e sigurtë po pse jo edhe në listën me 14 emra që do të përfaqësoj PS, si listë që përvec deputetëve  do ti japë akses edhe atyre që nuk do të fitojnë garën. Ndërkohë që një luftë akoma më e ashpër po bëhet në selinë tjetër, atë të partisë opozitare që është PD. Burime nga kjo parti kanë bërë me dije se tashmë është konfirmuar totalisht epërsia që Oerd Bylykbashi  ka vendosur në qendër për të diktuar listën dhe pse në bazë është një nga njerëzit që në PD nuk gëzon asnjë lloj respekti dhe përkrahje. Por e gjitha kjo duket se po shikohet nga Tirana për të balancuar gjërat dhe një balancë e tillë do të thotë që Igli carat ë ishte në listën e  sigurtë që për PD bëhet shumë e vështirë edhe për faktin se ajo ka brenda koalicionit një aleat si Agron Duka që  do ti heqë shumë vota. Gjithsesi nuk ka asnjë dyshim që emri i parë në listën e PD në Durrës do të jetë Oerd Bylykbashi dhe nga një marrveshje që është bërë brenda klanëve të saj I dyti në këtë listë do të jetë Ardian Muka për të vazhduar më tej me emrin e Dejana Burgijës, duke zbatuar kështu dhe formulën e pjesmarrjes së femrave. Ndërkohë që lista pritet të vazhdojë me Shkëlqim Fortuzin që  kohët e fundit ka qenë mjaft i ashpër në këshillin bashkiak dhe Armand Telitin , që pritet të jetë në këtë listë në mungesë të Carës për të vazhduar më pas me një emër femre ku burimet flasin për një tjetër antare kryesije në PD e Durrësit që për një kohë të gjatë ka punuar në Tiranë. Gara duket se është më me kompromis në LSI, ku, pa as më të voglin dyshim lista mund të quhet e kryer në katërshen e parë të saj. Kështu listën në Durrës pritet ta kryesojë kreu i kësaj partie Ilir Meta, për t’u ndjekur nga  Lefter  Koka. Në vend të tretë do të jetë një femër dhe sipas të gjitha gjasave do të jetë drejtoresha e ARM në Durrës, Kontiana Kuci, për të vazhduar më pas me emrin e Flamur Gjuzit, kreut aktual të ALUIZNI-t Durrës. Ndërkohë që burime nga LSI-ja bëjnë të ditur se në listën prej 14  vetash nuk do të mungojnë as emrat e Altin Murtos, kreu aktual i AKU-së në Durrës etj. Ajo që bie në sy në të dyja partitë e koalicionit është vëmendja që i është kushtuar  emrave të drejtorëve të cilët duke qenë në këto poste mesa duket mendohet se kanë punësuar njerëz dhe kanë  mbaruar punë aty ku janë për t’i përkthyer të gjitha këto në vota. Por përvec tre partive në fjalë nuk kanë mbetur pas as edhe parti të tjera që kanë synime të qarta për të marrë deputetë në Durrës. Kështu edhe PDIU  sipas burimëve ka  listuar tre nga emrat e saj të parë, ku thuhet se i pari në këtë listë do të jetë Krenar Lasko, për të vazhduar me Florian Tahirin dhe Fatmir Valotin. Lasku është njëkohësisht dhe kreu I degës së PDIU në Durrës dhe një nga njerëzit e afërt të Shpëtim Idrizit. Duke qenë biznesmenë ai  pritet që të marrë një numër të konsiderueshëm votash nga komuniteti çam por mbi të gjitha nga bashkegzistenca në koalicion me PS. Ndërkohë që Fatmir Valoti është një nga ndërtuesit e njohur në Durrës dhe Florian Tahiri aktualisht mban detyrën e nëkryetarit të bashkisë së Durrësit. Ndërkohë që surprizë janë emrat te PAA e drejtuar nga Agron Duka ku vetë ky emër pritet të jetë i pari në listë në Durrës duke  pasur pas tij dhe dy emra të tjerë si ai i Genc Jukës dhe Gazmir Bizhgës. Për herë të parë Duka ka mundur të bëjë në një kandidim një  demokrat dhe një socialist për llogari të partisë së tij.  Por edhe FRD ka nisur të hedhë në treg tre emrat e parë që janë Gazmend Oketa, Sami Gjergji dhe Galinija Gjoni. Edhe pse emrat po testohen në elektorat ajo që pritet të ndodhë është thjeshtë fakti i renditjes së tyre pasi nuk priten surpriza të mëdha. Të paqarta mbeten femrat te PS, ku zërat kanë bërë të ditur se do të shikohet mundësia për të bërë pjesë të listës edhe shoqërinë civile dhe kryesisht pedagoge  të UAMD. Kjo dhe për faktin që ka nisur një luftë e ashpër mes grave socialiste për të qenë në atë listë, por më shumë dhe për të mosqenë asnjëra nga deputetet aktuale. Nëse do t’i hedhësh një sy listës që natyrisht është nga burime partiake dhe aspak zyrtare , një listë që duket më shumë testuese për  emrat dhe renditjene  tyre shikon se asnjëra nga partitë nuk ka nënvlehtësuar faktorin e emrave të kandidatëve që vijnë nga biznesi. Përvec dy emrave që duket se bëjnë diferencën pasi vijnë nga kuota të larta siç është ai i Ilir Metës , kreu i LSI dhe kreu i Kuvendit si dhe ai i Sajmir Tahirit, ministër i Brendshëm, duket se kandidaturat e tjera  do të jenë në një nivel po aq të lartë përplasje për të shpalosur reputacionin e tyre si drejtues dhe biznesmenë për të mos thënë se në imazhin e  elektoratit ata do të serviren si njerëz me shumë para. Gjithsesi në një fushatë ku të paktën do të jenë përballë Ilir Meta, Sajmir Tahiri, Agron Duka, Gazmend Oketa dhe Oerd Bylykbashi, këmbana e një beteje të fortë tashmë ka rënë.

 

Kandidatët e mundshëm të PS

 

1-Sajmir Tahiri

2-Roland Xhelilaj

3-Një femër

4-Ardian Cela

5-Luan Zaza

6-Një femër

7-Spartak Kovaci

8-Ledion Lako

9-Një femër

10-Ulpian Hoti

11- Sotir Ngresi

12-Një femër

13-Afrim Bakaj

 

Kandidatë të mundshëm të PD

 

1-Oerd Bylykbashi

2-Ardian Muka

3-Dejana Burgija

4-Shkëlqim Fortuzi

5-Armand Teliti

6-Lorisa Ylli

7-Arqile Gorea

8-Osman Stafa

 

Kandidatë të mundshëm  të LSI

 

1-Ilir Meta

2-Lefter Koka

3-Kontiana Kuci

4- Flamur Gjuzi

 

Kandidatë të mundshëm  të PDIU

 

1-Krenar Lasku

2-Florian Tahiri

3-Fatmir Valoti

 

Kandidatë të mundshëm të FRD

 

1-Gazmend Oketa

2-Sami Gjergji

3-Galinija Gjoni

 

Kandidatë të mundshëm të PAA

 

1-Agron Duka

2-Genci Juka

3-Gazmir Bizhga

Short URL: http://www.bulevardionline.com/?p=17188

Posted by on Nov 4 2016. Filed under Slideri, Top Lajmet. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Comments are closed

Na ndiqni dhe ne facebook

Voto dhe ti sondazhet tona:

See all polls and results

Reklama:

ujesjellesi ukd 1 faqe per gazeten_Page_2

rsz_reklama_orkidese_

© 2017 Gazeta Bulevard. All Rights Reserved. Log in -