Home Aktualitet “Pendohet” prokuroria e Durrësit, kërkoi arrestimin, dy ditë më pas “ndryshon”...

“Pendohet” prokuroria e Durrësit, kërkoi arrestimin, dy ditë më pas “ndryshon” mendje duke kërkuar gjykim të lirë dhe arrest shtëpie

777
SHARE

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e arrestit për katër të arrestuarit  lidhur me  shpërdorimine detyrës dhe fallsifikimet q ëjanë bërë në Gjirin  e Lalëzit. Ajo që ka bërë përshtypje në këtë  vendim ka qenë fakti se vetë prokuroria ka kërkuar arrestimin e katër personave dhe  po vetë ajo vetëm 48 orë më pas ka ndryshuar mednje duke kërkuar ndryshimin e masës së arrestit nga burg në hetim në gjendje të lirë dhe arrest shtëpia për dy nga femrat që janë arrestuar. Cfarë tha prokuroria dy ditë më parë: Prokuroria bëri dy dite më parë te ditur se : Pas një hetimi të kryer nga Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në bashkëpunim me Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, në kuadër të procedimeve penale Nr. 1205. 2015, nr. 864.2016. 912.2016 nr. 1685.2016. nr. 2017.2016  dhe  nr. 178.2016, të filluar për shkak të abuzimit me ndarjen e tokave sipas ligjit për tokën, dhe të disa kontratave qiraje për dhënie të hapësirës publike plazheve, bë i mundur ekzekutimi i vendimeve për caktim mase sigurimi, për shtetasit:

1.Sulejman Ibrahimi (ish- Kryetar i Komunës Ishëm), i datëlindjes 01.04.1968, lindur dhe banues në Durrës, i dyshuar veprën penale kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”  parashikuar 248, 248 – 25 dhe  259 -25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 43 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

2.Ornela Shëmlikaj (me detyrë sekretare arshivë protokoll në ish- Komunën Ishëm, aktualisht në detyrë në Njësinë Administrative Ishëm), e datëlindjes 18.03.1994, lindur dhe banues në Ishëm Durrës, e dyshuar veprën penale kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim, parashikuar 248 – 25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 42 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “hetim në gjendje të lirë” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

3.Enver Shima, (me detyrë ish- përgjegjës i zyrës së Bujqësisë në ish- Komunën Ishëm)  e datëlindjes 05.05.1950, lindur dhe banues në Kuraten, Ishëm Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim, parashikuar 248 – 25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 42 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

4.Shpresa Merdita, (me detyrë ish- punonjëse e zyrës së Urbanistikës në ish- Komunën Ishëm, aktualisht avokate në Durrës)  e datëlindjes 20.04.1970, lindur dhe banues në lagjen nr. 18, Rruga “Zeus” Durrës, e dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim,  parashikuar nga neni 259 -25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 44 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest shtëpie” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

Burime nga Gjykata janë shprehur se vetë prokuropria ka qenë konfuze ën atë që ka kërkuar  Brenda 48 orëve, ndërsa gjyqtarja ka nuk ka hezituar të jetë në sinkron me  kërkesën e fundit të prokurorisë. Të katër personat e mësipërm  janë arrestuar  pas publikimit të raportit të KLSH, ndërsa gjatë këtij procesi nuk munguan  sulmet ndaj medias që e botoi. Gazeta Bulevard që botoi e para dhe e vetmja këtë raport të KLSH tre ditë para arrestimit po e riboton të plotë atë duke  hequr pjesëne  komnetëve që ka bërë si redaksi dhe pse në të gjithë këtë pjesë përvec se I është reeruar shifrave  gjëja që ka bërë  jashtë  funksionëve të saj ka qenë  shantazhi që I është bërë gazetës.

Ja skandali  i cili  dergoi në pranga katër personat dhe që do të ketë të tjerë të arrestuar në vijim duke përfshirë dhe ata që do të gjykohen në gjendje të lirë.

Raporti i KLSH për njësitë vendore pjesë e bashkisë Durrës: Shkelje dhe abuzime në kundërshtim të hapur me ligjin ! Ish Komuna Ishëm jep me qera plazhet duke u bazuar në VKM e miratuar një vit më pas….

Gazeta “Bulevard” ka arritur të zbardhë auditimin e ushtruar për komunat dhe Bashkitë të cilat me ndryshimet e reja Administrativo-territoriale, pas vitit 2015, u shkrinë. Gazeta “Bulevard” ka arritur të zbardhë këtë raport.  Konkretisht në raportin e Kontrollit të lartë të shtetit, që mban datën 20.12.2017, drejtuar Bashkisë Durrës, me nr. 1108/5, nëshkresën me titull “Dërgohet raporti përfundimtar dhe rekomandimet”, drejtuar kreut të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, thuhet se , :

“  Nga auditimi i ushtruar në subjektin “Njësitë vendore Manëz, Sukth, Ishëm, Katund i RI dhe Rrashbull”, sot njësi administrative Bashkia Durrës, në bazë të programit tëauditimit nr. 775/3 prot, datë 24.07.2017 dhe shtesës nr,775/5, datë 06.10.2017 të miratuar nga Kryetari i Kon

trollit të Lartëtë Shtetit, për periudhën e veprimtarisë nga data 01.01.2013 deri në datën 31.07.2015, u konstatuan veprime ose mosveprime në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe aktet nënligjore në fuqëi, nga të cilat kanë ardhur pasoja me ndikim të dukshëm në menaxhimin dhe mirëfunksionimin e institucionit, duke cenuar intresat publike apo ato shtetërore tëgarantuara me ligj, të cilat janë trajtuar hollësisht në Raportin Përfundimtar të Auditimit, bashkëlidhur kësaj shkrese. Bazuar në nenet 6, 15, 25,  dhe 30, të ligjit nr. 154/2014, datë27.11.2014, “ Për organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë ët Shtetit” si dhe Vendimin nr.181, datë 20.12.2017, tëKryetarit të KLSH-sëq, për përmirësimin e gjendjes, ju rekomandojmë zbatimine  masave të mëposhtme:

A.Masa organizative

1.Gjetje nga auditimi: “Në auditimin e Taksave dhe Tarifave vendore në 5 ish Njësitë Administrative (Sukth,Manëz, Katund i RI, Rrashbull dhe Ishëm), rezultoi se dorëzimi i regjistrave të

taksave në Bashkinë e Durrësit , nuk është kryer brenda vitit 2015, process i cili ka përfunduar gjatë vitit 2016. Gjtihashtu, në kontabilitetin e Bashkisë Durrës, nuk janëevidentuar detyrimet debitore për taksa dhe tarifa vendore nëfund të vitit 2015 për shumën 69, 355 mijë lekë(Trajtuar nëfaqen 139-141, të Raportit përfundimtar të Auditimit).

1.1, Rekomandimi: Sektori i Regjistrimit në bashkëpunim me Sektorine  Borxhit në Drejtorinë e Taksave e Tarifave vendore, Bashkia Durrës, të marrë masa për kontabilizimin dhe ndjekjen  e procedurave përkatëse për periudhën  viti 2013 deri në fund të 30.06.2015. (Më mbylljen e pasqyrave financiare  viti 2017)

  1. Gjetje nga Auditimi: Në auditimin e dosjeve të procedurave të prokurimit në ish Njësitë Vendore (Sukth,Manëz, Katund i RI, Rrashbull dhe Ishëm), u konstatua se dosjet nuk janëinventarizuar dhe të numëruara, veprim në kundërshtim me ligjin nr. 9154, datë 06.11.2003, “Për Arkivat” dhe aktet ligjore në zbatim të tij dhe me përcaktimin në nenin 4/26, tëligjit 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin e aktiveve nënjësitë e sektorit public”, kreu 111, “Regjistri i aktiveve dhe dekumentimi i lëvizjes së tyre”, pika 36(trajtuar në faqen 53-127, të Raportit Përfundimtar të Auditimit).

2.1. Rekomandimi:Bashkia Durrës, nëpërmjet strukturave përkatëse të marrë masa për inventarizimin e numërimin e plotë të tyre dhe dorëzimin e të gjithë dokumentacionit tëprocedurave të prokurimit (dosjet e procedurës dhe tëzbatimit), sipas kërkesave  të VKM-së, nr.510, datë10.06.2015, “Për miratimin e procedurave të transferimit e tëdrejtave dhe detyrimeve, të personelit, aktiveve të trupëzuara dhe të patrupëzuara, të arkivave dhe të çdo dokumenti tjetër zyrtar në njësitë e qeverisjes vendore, të prekura nga riorganizimi administrative-territorial”.

3.Gjetje nga auditimi: Në ish-Komunën Ishëm janë lidhur 10 kontrata për dhënie me qera të hapësirës publike për plazh me rërë me kohëzgjatje 10 vjet, nga e cila në vitin 2013-të, njësipërfaqe prej 12446 m2, në vitin 2014 një sipërfaqe prej 35670 m2 dhe në vitin 2015-të një sipërfaqe prej 32970 m2, (pasqyra aneks 4, bashkëlidhur raport auditimit), veprim nëkundërshtim me VKM nr.367, datë 18.05.2016, “Për miratimin e Rregullores “Për kushtet dhe kriteret e udhtrimit të veprimtarisë së stacionit të  plazhit”, që rregullojnë këtrëmarrëdhënie kontraktuale në nenin 4, pika 8, pasi kontartat janë lidhur përpara hyrjes në fuqi të këtij VKM, NR 369, e përcakton afat deri në 3 vite për dhënie me qira të hapësirës publike plazh.

3.1 Rekomandimi: Bashkia Durrës të marrë masa për rishqyrtimin e kontratave të qirasë, duke vlerësuar deri nëanulimin e tyre, pasi janë në kundërshtyim me VKM nr. 369, datë 18.05.2016 “Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimatarisë së stacionit të plazhit”, qërregullojnë këtë marrëdhënie kontraktuale në nenin 4, pika 8 – Sanksionion”, ku shprehet se : “Kontrata për dhënien nëpërdorim të hapësirave të plazhit mund të nënshkruhen me afat deri në 1 vit, me të drejtë rinovimi deri në 3 vjet” (brenda datës 28.02.2018)

Pika 6(gjetje nga auditimi…

Në ish Komuna Ishëm, nga 22 masa organizative me vlerë 20, 064, 066 lekë, janë pranuar nga subjekti 22 masa, nga tëpranuarit janë zbatuar 10 masa dhe nuk janë zbatuar 12 masa me vlerë 20, 064, 066 lekë. Ndërsa nga 4 masa shpërblim dëmi me vlerë 3, 945, 501 lekë janë pranuar 4 masa , nga tëpranuarat është në prices zbatimi 1 ( një ) masë me vlerë  578, 138 lekë(anuluar me VHJ Durrës) dhe nuk janë zbatuar 3 masë shpërblimi dëmi në vlerë 3, 367, 000 lekë.

Pika B, FAQJA 4 (MASA PËR SHPËRBLIM DËMI)

Bazuar në ligjin nr 154/2014, datë 27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë ët Shtetit”, neni 15, gërma (b) dhe (c)-Të drejtat e KLSH dhe mbështetur në nenet 98-102. Të ligjit nr. 44/2015, datë 30.04.2015 “Kodi i procedurave administrative në Republikën e Shqipërisë”, nenet 21-33, të ligjit nr 139/2015, datë 17.12.2015. “Për qeverisjen vendore” dhe pikën 93, të udhëzimit të Ministrisësë Financave nr. 30, datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit public”, nga TITULLARI I NJSISË PUBLIKE, të nxirren aktet administrative përkatëse dhe të kërkohet në rrugë ligjore (PADI GJYQËSORE) duke ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme administrative dhe procedurat e tjera në të gjitha shkallët e gjykimit, me qëllim kërkimin e shpërblimit të dëmit. Nëpunësi zbatues të ndjekëprocesin dhe të kryejë regjistrimet e nevojshme kontabël përfundimtare, me qëllim shpërblimin e dëmit në vlerën 23, 211, 986 lekë si më poshtë:

  1. Gjetja nga auditimi: në ish komunën Ishëm janë lidhur kontrata qiraje (me të tretë) për dhënien me qira tëhapësirës publike plazh, ku për vitin 2013 janë 20 kontrata për vlerën 2, 240, 280 lekë, për vitin 2014 janë26 kontrata për vlerën 6, 420, 600 lekë, për vitin 2015 janë 20 kontrata për vlerën 7, 118, 340 lekë. Në total nga vlera e planifikuarprej 15, 779, 220 lekë është arkëtuar vlera 9, 652, 820 lekë dhe mbete pa arkëtuar vlera 6, 126, 400 lekë nga 18 kontrata, e cila nuk është e pasqyruar si debitore në kontabilitet dhe përbën të ardhura tëmunguara për buxhetin e ish Komunës Ishëm, aktualisht Njësi Admionistrative në përbërjen e BashkisëDurrës(Trajtuar në faqen 144-149 të raportit përfundimtar të auditimit).

1.1 Rekomandimi : Drejtoria e Taksave e Tarifave vendore në bashkëpunim me Drejtorinë Ekonomike dhe PolicinëBashkiake Durrës, të marrë masa duke kontabilizuar dhe kërkuar në rrugë ligjore dhe duke ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme admionistative dhe procedura tëtjera në të gjitha shkallët e gjykimit ndaj qiramarërsve për arkëtimin e vlerës 6, 126, 400 lekë(Brenda datës 28.02.2018).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

11 − 7 =