Home Editorial Përplasja Vasili- Koka, a po nis shpërbërja e LSI nga Durrësi?

Përplasja Vasili- Koka, a po nis shpërbërja e LSI nga Durrësi?

941
SHARE

Nga Artur Llana

Sot debati më i komentuar ka qenë  ai mes Petrit Vasilit dhe Lefter Kokës, i cili edhe pse nuk është bërë në përballje direkt por në rrjetet sociale ka ngjallur shumë kureshtje dhe për më shumë ka hedhur shumë pikëpyetje me atë që po ndodh në LSI. Por pyetja më erëndësishme është ajo nëse ky debat  mos po nis në të vërtetë  shkatërrimin e LSI nga Durrësi qyteti që  në fakt mbart një kuriozitet në krijimin e kësaj partie dhe aq më shumë  emri i Lefter Kokës. Ky i fundit nuk njihet shumë për bindjet e tij të majta, madje përfolet se nuk ka të tilla fare dhe bindjet i krijon nga  mardhëniet  që ka me pushtetin. Kështu ndërsa ka qenë në fillim i djathtë dhe më pas  u bë i majtë si kryetar bashkie nuk e pati problem që pas ikjes nga pushteti të bashkohej me Metën. Nuk e pati as problem që të bashkëpunonte me njeriun që hodhi më shumë nga të gjithë baltë mbi figurën e tij sic ishte Sali Berisha dhe pse mardhëniet e tyre  nuk u përmisuan kurrë por i shërbyen pushtetit për inetersa të veta sejcili. Dega e Durrësit e LSI ka një specifikë të vecantë që nga krijimi. Ajo nisi si një lëvizje e njerëzve të pakënaqur dhe në fakt të gjithë ata që nuk ishin të kënaqur me PS dhe lidershipin e saj  kaluan te LSI-ja. Koka nuk njihet si themelues i LSI, madje ai ishte  ( nuk dihet cfarë ndodh tani) një fans dhe mik i Fatos Nanos së bashku me Dukën që është dhe kunati i tij, një lidhje që duket se është peshqeshi që i kishte bërë i vëllai, N.Koka. I ardhur nga bota e sportit në politikë Lefter Koka  nisi ndryshimin e madh duke u bërë pjesë e pandarë e politikës dhe ndikuar me të gjithë  njohjet që kishte dhe madje duke ndikuar edhe në formimin e tij ku ju desh të kompletohej me arsimin e mesëm dhe më pas të lartë. Koka mundi të kuptonte më mirë se kushdo me intuitën e biznesmenit dhe jo sportistit se tashmë mosha për sport kishte mbaruar dhe jetëgjatësia e karrierës ishte në politikë. Ai mundi që nëpërmjet një loje të dyshimtë të fitonte një mandat me  kandidat të PD një njeri që kishte krushqi dhe që më vonë gjërat do të qartësoheshin dhe më shumë. Koka është njohur në Durrës për kompesimin që ai i ka bërë formimit të tijë në mardhënie me njerëzit duke pasur tashmë diplomën e pushtetit. Ai  mundi ta zgjeronte rrethin e të njohurve me nderet që bënte si kryebashkiak po edhe me një angazhim që herë të linte të kuptohej qytetari dhe herë hipokrizi. Gjithsesi ai e mbajti në një situatë të acaruar politike, ku kishte përballë një PD mjaft afresive dhe madje që i kishte ardhur në pushtet . I provoi të gjitha, madje deri te arrestimi i të vëllait që u bë nga segmenete servile që nkërkonin të mbanin pozicionete  tyre edhe me PD që kishte ardhur në pushtet. Ndërkohë që nga LSI ikin dhe vinin drejtues, hiqeshin dhe  emëroheshin  drejtues si një parti që kush u mërziste apo nuk gjente  zgjidhje në PS kalonte te LSI, Koka bëri të kundërtën dhe përsëri ai futi në funksion intuitën e tij. Duke fituar tashmë një tjetër siguri, duke parë që PS kishte ikur nga pushteti dhe sidomos Nano që ishte mik i tij, por duke parë e3dhe lojën e ashpër të Berishës ai emndoi se LSI mund të ishte një kompromis i mirë politik. Këtë e bëri  me zgjuarsinë më të madhe aq më shumë që LSI në Durrës jo vetëm nuk ishte degë, por ishte një grup njerëzish që sa herë ishin të mërzitur kishte parti LSI dhe sa herë qetësoheshin nuk kishte LSI. Duke parë se kishte një trendi në të gjithë vendin ai mori rriskune  intuitës së tij ë në fakt nuk e zhgënjeu . Nëse nano e bëri kryebashkiak të Durrësit, meta detyroi  Ramën ta bënte ministër.  Kalimi i Kokës te LSI nisi dhe ngjizjen organike të një dege të LSI që ishte më problematike sa edhe në Shkodër , por që tashmë kishte performancën e Kokës, kishte njohjet e tij, kontributin e tij si kryetar bashkie dhe aq më shumë kishte nderet që ai kishte bërë. Ndryshe nga degët e tjera ku Meta shikohej si idhulli i antarsisë së LSI, në Durrës ndodhte e kundërta. Trecereku i partisë nuk e donte Metën, ndërsa ishin në atë parti vetëm prej Kokës. Në mandatin e dytë qecerosës LSI në Durrës do të kishte dhe një fat tjetër. Bashkimi me të i Flamur Gjuzit do ti jepte tjetër forcë deri në xhelozi. Gjuzi duke qenë në një nga drejtoritë më të ndeshme dhe delikate, sic është ALUIZNI mundi të krijonte një tjetër performancë që  dy muaj para zgjëdhje ishte pa as më të voglin diskutim numri dy i LSI në Durrës, ndërsa tashmë radhët ishin shtuar nga strategjia e Metës për të qëndruar në pushtet po edhe nga forca e lidershipit lokal që shihnin njerëzit te Koka-Gjuzi. Nuk ka as më të voglin dyshim se LSI ishte bërë një parti që rrezikonte edhe PD në Durrës dhe natyrisht  nuk ishte Meta ai që kishte ndikimin në këtë degë dhe nuk kanë munguar rastet e debatëve të forta mes Metës dhe Kokës. Meta i bindur se do ta humbasë degën nëse do të linte Kokën jashtë vëmendjes pranoi kompromisin politik duke i lënë atij fuqinë më të madhe por bëri dhe golin duke futur xhelozinë mes dy emrave kryesor të LSI në Durrës me më shumë ndikim te njerëzit Gjuzit dhe Kokës. Për këtë u gjend ajo që do të kujtonte adolosjencën në Durrës, Nora Malaj që mori një mandat falë votave të Gjuzit dhe që natyrisht krijoji dhe krisjen e madhe. Aq bukur ja doli Meta ta bënte këtë përcarje saqë nga shtabi i Kokës në faqet e sponcorizuara që kishin në gazetë nuk kishte asnjë kronikë për drejtorin më të sukseshëm në rang vendi . Meta ja kishte arritur qëllimit, ndërsa kjo i kishte pëlqyer edhe Kokës që e shihte me xhelozi ngritjene  Gjuzit.  Tashmë Koka do të humbasë edhe në vendlindjen e tij nga ku mori “revanshin” e  mbështetjes në elektorat, ndërsa Gjuzi do të fitonte thellë në vendlindjene  tij duke treguar se  kishte pasur një ndikim të madh në  rezultatin e LSI. Aktualisht kur Gjuzi është në “vetminë” e tij, pas gjithë asaj ndodhi, Koka vazhdon të ketë një pjesë të mbështetësve të tij dhe tashmë ndihet lider i vetëm dhe nga Gjuzi  ka një vakum të madh që është Nora Malaj pa asnjë ndikim në LSI e Durrësit. Me përjashtim të ndonjë drejtopreshe apo mësuese që e kishte gënjyer në fushatë se do të bëhej ministre e Arsimit. Tashmë që Meta në dukej është larg partisë në dukje të paktën dhe nga ato që thotë Monika, kjo e fundit nuk mund ta menaxhojë më  krisjen që ka ndodhur por aq më shumë të tentojë që kjo degë të ketë varësinë nga ajo. Dega e LSI në Durrës vazhdon të jetë nën kontroli e Kokës dhe nëse ai bën një lëvizje  në të kundërt të LSI ajo është e destinuar të shkërmoqet. Fakti që Vasili po tenton të  provokojë Kokën  dhe jo vetë Monika është një tregues i fortë. Koka është përballë intuitës së tretë të tij politike dhe jam i bindur se do ta bëj mirë dhe këtë radhë. Ai do ta humbasë këtë betejë nëse atje lart do të hapen letra tenderash a ku di unë dhe që mund të jetë një  version, ndërsa ky ka këtu poshtë njerëzit që e keqja më e vogël është se do të rikthehen aty ku kanë qenë o në PS o në PD. Për hir të së vërtetës këtë  simbiozë antarsie në Durrës e mban  vetëm Lefter Koka. Një veprim i tij do ta kthente LSI atje ku nisi te ata që janë qejfëmbetsa dhe inatqarë. Thjeshtë kjo do të niste shkërmoqen e LSI në Durrës, ku Vasili kërcënon me letra dhe Koka i përgjigjet me njerëz !

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

85 − = 79