Home Aktualitet Prof.Ass.Dr.Enver Isufi: Mbështetja financiare nga shteti për bujqësinë …

Prof.Ass.Dr.Enver Isufi: Mbështetja financiare nga shteti për bujqësinë …

68
SHARE

Ç´është bujqësia biologjike dhe ku ndryshon ajo nga sistemet e tjera të bujqësisë?

“Bujqësia biologjike është ai sistem bujqësie i cili përdor inpute(plehra, produkte të mbrojtjes së bimëve dhe farëra ) të padëmshme për shënderin e njerzëve  dhe mjedisin”

Si ta dijë konsumatori se këto inpute janë të parrezikëshme?

Standarti bujqësisë biologjike përdor plehra, produkte të mbrojtjes së bimëve të cilat janë në listen e inputeve që shkenca i ka vërtetuar se nuk kanë ndikime negative në shëndetin e njerzëve, mjedisin, tokën, ujin, larminë biologjike  etj. Bujqësia biologjike është e rregulluar me ligj.Ligji i ri bujqësisë biologjike u miratua nga Parlamenti shqiptar në Tetor, 2016.Janë përgaditur edhe VKM-te e zbatimit në praktikë të  këtij ligji që priten të miratohen nga Qeveria tremujorin e parë të vitit 2018.Produktet biologjike çertifikohen nga trupa të pavarua çertifikimi.Këto dhe të tjera masa janë garanci për konsumatorin.

Si paraqitet bujqësia biologjike në botë, Europë, Ballkan dhe  në Shqipëri ?

Në botë sipërfaqia  e menaxhuar me praktikat  e bujqësisë biologjike  arrinë  41 milion ha (të dhënat 2016) Në Europë bujqësia  bio zë nga 5-20 % të sipërfaqes  së përgjithëshme bujqësore me një mesatare  në vendet e BE-s  rreth 10%.Sipërfaqia  dhe biznesi bio rritet çdo vit. Në Ballkan më mirë është Kroacia,  ku sipërfaqia e menaxhuar me metoda biologjike   zë rreth 3 % të sipërfaqes përgjithësme bujqësore. Kjo pasohet nga  Serbia  me 1 %, Maqedonia në 0,5 %, Në Shqipëri,Mali Zi,Bosnja Hercekovinë dhe në Kosovë sipërfaqet bio zënë nën 05 % të sipërfaqes përgjithëshme bujqësore. Shqipëria eksporton vaj ulliri, erëza të freskëta guzhine, bimë mjeksore dhe gështenja.Prodhimet tona bio mirëpriten nga konsumatori europian, por sasia në volum dhe llojëshmëri është ende shumë e vogël. Në të gjitha vendet e Europës dhe Ballkanit bujqësia biologjike mbështetet financiarisht ng shtetet përkatëse.

Pse duhet mbështetur financiarisht bujqësia  biologjike?

Me këtë mbështetje Qeveria tregon si me shigjetë u tregon prodhuesëve ,përpunuesëve dhe konsumatorëve drejtimin e së ardhmes së bujqësisë dhe ushqimit shëndetëshëm.Sasia e investimeve në formë subvencionesh që jep shteti për bujqësinë konvencionale varet nga forca  e buxhetit , por me sasinë e financimeve për bujqësinë biologjike shteti demonstron konceptin që ai ka për shëndetin dhe mjedisin e së ardhmes.Investimet në bujqësinë e pastër është kursim në mjeksinë e popullatës,sepse ushqimi shëndetshëm është parakusht për një popullsi të shëndetëshme. Kjo mbështetje ka vlera ekonomike(i jep shance fermerëve në treg), Ka vlera ekologjike/mjedisore , sepse përdor inpute të kontrolluara dhe të lejuara të cilat nuk kanë ndikime anësore negative në mjedis), Ka vlera  sociale ,sepse zgjeron vendet e punës,përmirson shëndetin e njerzëve,nxit edukimin mjedisor, përdor më mirë burimet njerëzore,hap biznese të reja  sidomos në përpunim e marketingun e produkteve biologjike  etj)

Bujqësia  bio ka nëvojë për trajnim dhe çertifikim.Këto shërbime janë kosto shtesë  që shteti lipset ti  kompensojë. Në fillesat e veta prodhimi bio është pak më i ulët  dhe për këtë kërkohet një kompensim  nga shteti në emër të cilësisë së tij më të mire.Duhet përmendur se fermeri në treg jo gjithmonë e mer këtë vlerë nga konsumatori.Produktet bio po shiten shpesh me cmimet e produkteve të zakonshme. Shpesh bujqësia bio ka edhe punë dore, sepse mekanizimi është ende i ulët si në rastin e pastrimit të e barërave të egra nga fushat e prodhimit, dhe kjo rrit koston  e prodhimit

Cilat janë hapat që kalon prodhimi biologjik nga regjitrimi fermave e deri të çerifikimi i  produkteve biologjike ?

Brenda sezonit bujqësor kalohen këto faza  me hapat përkatëse:Faza  e parë: Regjistrimi i fermave që do kalojnë në ferma bio.Hapi parë: Fermeri dorëzon kërkesën tek zyra e Shërbimit Këshillimor në zonën përkatëse .Me një formularë të thjeshtë ai shpreh dëshirën se njesinë e tij do ta kthejë në njesi të prodhimit ose përpunimit të produkteve biologjike.Hapi dytë:Specialisti i Shërbimit Këshillimor, vetëm ose në bashkëpunim me një ekspert më kopetent në bujqësinë bio , e viziton njesinë për të vlerësuar pikat e dobëta  që mund të rrezikojnë çertifikimin bio.Faza e dytë: Zbatimi i standardit në nivel ferme. Nëse ferma pas vizitës së mësipërmve për vlerësimit e rrezikut i plotëson kushtet për të nisur zbatimin e standartit bio , fermerit i ofrohen trajnimet e duhura, literatura, pikat kryesore të standartit  që ai të jetë i qartë  për cilësinë e ujit, llojet e plehrave  dhe pesticideve dhe farërave të lejuara në prodhimin bio etj.Pra fillon edukimi professional i operatorëve. Hapi i tretë: Pas disa javëve ose muajve (kjo lidhet me llojin e bimëve dhe periudhën bimore) thirret trupa çertifikimit e cila sjelle inspektorin që të kontrollojë sipas metodikës të gjitha hapat e prodhimit.Paraprakisht fermeri bisedon vlerën e shërbimit të çertifikimit.Kur ka disa trupa çertifikimi  fermeri zgjedh atë trupë çertifikimi që ka çmime më të ulta të këtij shërbimi.Fermeri, paraprakisht duhet të marë informacion edhe për korrektësinë  dhe opinionin që ka trupa çertifikimit.Kjo rrit besueshmërinë e produktit tek konsumatori. Dokumentat e inspektimit i shqyrton eksperti i çertifikimit i cili është pjesë e stafit të trupës së çertifikimit, por që i njeh më në detaje kërkesat e standartit. Kur çertifikuesi nuk gjenë shkelje në zbatimin e standartit bio, atëhere ai pas disa  ditëve përgadit çertifikatën dhe ja dërgon fermerit.

Cilat kanë qenë skemat mbështetëse nga shteti për bujqësinë  biologjike  nga viti në vit?

  • Filluan në vitin 2008 me 6000 lekë për fermë të çertifikuar
  • Në vitin 2011 kjo kuotë u rrit në 70.000 lekë për fermë të çertifikuar
  • Në vitin 2017 kjo kuatë u trefishua në 200.000 lekë për fermë të çertifikuar.

Si është zbatuar në praktikë kjo skemë mbështetje?

Duhet thënë se që nga viti 2011 e deri vitin në vazdim skema nuk është zbatuar për shumicën e fermave.Kjo situatë është justifikuar se nuk ka pasur aplikime, por shkaku  vërtetë pse nuk ka pasur aplikime është pikërisht humbja  e besueshmërisë për marjen e subvencioneve.Shumë ferma kanë paguar kostën e çertifikimit, por nuk kanë përfituar për këtë vlerë të shtuar të produkteve.Kjo ka dëmtuar vullnetin e fermave të reja për tu regjistruar dhe ka nxitur fermat e vjetra të çrregjistrohen dhe të vazhdojnë përsëri bujqësinë  e zakonshme.

Si mund të ishte një skemë mbështetëse nxitëse nga shteti që do të trefishonte prodhimet biologjike ?

Le të mbështeten për vitin 2018 vetëm rreth 130 ferma dhe përpunues  me mesatarisnt  150.000 lekë për fermë ose fabrikë përpunimi të çertifikuar. Mendojmë se kuota e mbështetjes të mos jetë e njejtë për të gjitha fermat ashtu si sot (200 mijë lëkë për fermë) por të jetë sipas statusit të fermës ,madhësisë dhe llojeve të produkteve, kjo  si më poshtë :

  • Fermat e çertifikuara bio me status në“ kalim viti parë“ të mbështeten me shumën 100 mijë lekë
  • Fermat e çertifikuara bio në “kalim viti dytë” të mbështeten me shumën me 150.mijë lekë
  • Fermat e çertifikuara bio në vitin e tretë të mbështen me 200 mijë lekë për fermë të çertifikuar sepse vitin e tretë produkti është „bio i plotë“
  • Fermat e mëdha me mbi 5 ha dhe me status Bio e plotë të mbështetn me 250.000 lekë
  • Sipërfaqia e fermës mund të jetë më e madhe, por njëra nga bimët të jetë mbjellë në një sipërfaqe 05 ha e sipër, sepse kështu fermeri të paktën me një produkt ka mundësi të dali në treg. Me sipërfaqe nën 0,5 ha mund të pranoheshin bimët ende të rralla si kivi, mendra,argjinari, asparagus, xinxifer, finok ,lukleshtrydhe, e të tjera produkte që do të gjykohen si produkte të pakta në treg dhe që duhen stimuluar të shtohen në zonat përkatëse.
  • Një kuotë me rreth 3,5 milion lekë të parashikoheshin për kërkimet në fermë, prognozë-sinjalizimin, trajnimet dhe këshillimin si dhe për botimet në bujqësinë bio dhe për panairet bio.
  • Pra me një mbështetje me rreth 25 milion lekë do të bëhej e mundur trfishimi i produkteve biologjike për tregun e brendëshëm dhe për eksport

 

Shpesh  shtrohet pyetja ,pse kërkohet një periudhë  trevjecare nga bujqësia zakonshme deri   në bujqësinë  biologjike ?

Është pranuar kështu, sepse gjatë kësaj periudhe toka është pastruar nga mbetjet kimike (plehra dhe produktet e mbrojtjes së bimëve) të bujqësisë konvencionale që është zbatuar para fillimit procedurës së çertifikimit.Kjo periudhë është garanci për konsumatorin.Periudha mund të shkurtohet në dy vjet, kur parcela prej shumë vitesh nuk është kultivuar  dhe nuk trashigon mbetje kimike.Kjo do të kërkonte  garanci nga një agronom i zonës ose me analiza toke.

Periudha e aplikimit për regjistrim sa e gjatë duhet të jetë?

Për pemët, vreshtat ullishtet, agrumishtet, fabrikat e përpunimit afati regjistrimit mund të jetë  i shkurtër brenda kohës për produktet e tjera, por kur fermeri do të mbjellë  edhe bimë të dyta ai ose duhet ti parashikojë qysh në aplikim ose  periudha aplikimit të zgjatet,sepse ai nuk i parashikon qysh në pranverë bimët e dyta  që do të mbjellë ( si lakër, lulelakër, brokul, presh, spinaq  etj)

Me çfar loge  bio do të dali fermeri në treg?

Fermeri ka nevoje për logon bio vetëm vitin e tretë.Mungesa  e logos atë nuk e pengon të regjistrohet për ta kaluar fermën e tij  në fermë biologjike. Ka dy mundësi ose  me logon kombëtare bio( e cila mendohet të dizinjohet e miratohet brenda  Qërshorit 2018) ose përdoren logot private që janë të regjistruara.Ndonëse fermeri fillon të mbështetet nga shteti qysh në vitin e parë kur fillon kalimin në bio, në treg del në vitin e tretë kur prodhimi është plotësisht bio.Kjo mbështetet edhe nga ligji i ri shqiptar për bujqësinë biologjike.Mbështeja financiare bëhet edhe për të mos demotivuar fermerët e vitit të parë dhe të dytë në kalim drejt prodhimit biologjik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

5 + = 12