Home Aktualitet Prokurorët e Durrësit kanosin banorët e Hamallaj: po firmosët keni 7 vjet...

Prokurorët e Durrësit kanosin banorët e Hamallaj: po firmosët keni 7 vjet burg. Zhduken borderotë e Hamallaj për të bërë manipulimin

58
SHARE

01Nga Xhevo Gradica  / Banorët në Hamallaj të bashkisë Sukth thonë se fshati turistik në Hamalle po ndërtohet në tokat e grabitura. Në skenë del emri drejtorit të Përgjitshhëm të Burgjeve Gazmend Dibra i përfshirë në konflikt pasi banorët pretendojnë se ai ua ka marrë 27 ha tokë banorëve përmes dokumenteve të fallsifikuara. Pikërisht kjo tokë pasi ka kaluar me mbivendosje në emër të Dibrës dhe të të tjerëve, po i shitet personave të njohur për lidhje të drejtpërdrejta me kupolën e lartë të qeverisë. Krahas emrit të Dibrës, banorët akuzojnë edhe vajzën e Kryeministrit Berisha. Por ata shprehen se të implikuar janë prefektura Durrës, gjykata, hipoteka, bashkia Sukthit dhe institucione të tjera.

Dokumenti me numër 399 dhe 399/1 kanë të njëjtin kryetar të ndarjes së tokës?

Nuk është i vetmi rast. Ka të tjerë. Banori ka numrin 400 dhe i sjellë në trupin gjykues, apo në prokurorinë e rrethit Durrës është 400/ 1. Ne këtë lloj problemi ia kemi dërguar prokurorisë. Ta zbardhë ajo cili është dokumenti origjinal dhe cili i fallsifikuar.

Këto dukumente të fallsifikuara mund të jenë bërë në punishte jolegale. Pse e akuzoni shtetin?

Mirë, nuk prish punë fare. Letrat ia kemi dërguar prokurorisë përmes postës, asnjë letër dorazi.

Ju keni korrespondencë me prokurorinë

Prej së paku 15 vitesh. Patjetër. I kemi kërkuar prokurorisë se cili e ka bërë 399/ 1, kush e ka bërë 400/ 1. Ku i gjen këto akte të marrjes së tokës në pronësi

Këta me fraksion me kë lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë?

Në mënyrë të drejtpërdrejtë i është kthyer familjes Qorraliu.

Pas kësaj familje qëndron ?

Gazmen Dibra

Dhe pas tij?

Jo pas tij, po para tij qëndron Argita Berisha.

Atëherë rikthehemi pak në kohë. Sa larg gjendet nga fshati turistik që mendohet të bëhet vila e Argita Berishës?

Një kanal i ndan. Një kanal. I ndan një kanal se prona ku ka ndërtuar kjo është në të majtë të hidrovorit. Majtas është Argita, djathtas janë tokat e banorëve.

Nuk ka pasur mundësi Manaj të gjejë një kompromis me 33 familjet?

Ky banori që e ka kartelën të regjistruar në pasurinë e paluajtshme fillimisht do që shteti shqiptar ta paisë me dokumentin e pronësisë. Ky e ka aktin e marrjes së tokës në pronësi, tapinë. Jo një Saimir por me u ngrit 30 nuk shkojnë dot me ia marrë se e ka tokë të vetën. Është si me të nxjerrë prej shtëpie, si me të marrë kalamajtë. Tashti a je në gjerndje të bësh një lloj pazari pa u njohur prona jote? Nuk ka asnjë lloj pazari në këtyë mes. Një herë mua duhet me më dhënë çertefikatën e pronësiëë pastaj për të bërë kompromisin. Patjetër. Shitje, blerja, transaksione.

Personit që pretendon të bëjë fshatin turistik i është bërë e ditur se po shkel mbi 33 pronat e familjave të fshatit Hamallaj?

Personai i fshatit tursirik nuk ka shkelur kurrë në ato toka.

Po kush qëndron pas tij, cili është ai?

E thamë, në bazë të vendimit numër 2, Gazmend Dibra, Argita

Domethënë nuk është Manaj

Absolutisht. Të sqaroj një gjë. Jo, jo, kemi letrat, të japim letrat ne. Të japim kontratën që ka bërë për ndërtimin e fshatit turistik. Ai është blerës dhe ndërtues. Me pronarët ka rënë dakort t’u japë 20 % të sipërfaqes së ndërtimit. Tani problemi është ky: tokat atje i punojnë fermerët. Nuk ka shkelur kush aty. I kanë rrethuar, janë me shtylla betoni, me tela me gjemba. Ka 22 vjet kjo punë. Tani këta janë në tentativë. Ky popull atje ka kërkuar: zotni prokuror, zotni që ushqehesh me lekët tona e të qofshin haram, merre çështjen sepse duan me na grabitur pronat. Dhe prokurori thotë: ka kaluar afati kohor. Dhe i themi copë: hapim letrat e Doklead Ademit të tetorit 2009 që thotë:Pasuria nr. Kaq është e filanit. Bëjmë denoncimin në vitin 2011-2012. Nga 2009 deri në 2013 kanë kaluar 4 vite dhe prokurori nuk e ndjek dhe bie arrin deri atje sa thotë “ do u fusë ju në burg”. Bile, bile dhe i thotë personit që bën kallëzimin penal se po e firmosi atë ka shtatë vite burg. Kallëzimi penal bëhej ndaj vendimit numër 2, ndaj Gazmend Dibrës. Dhe personi që e firmos i thotë “Jo shtatë po shtatëdhjetë vite burg do të bëj”. Ky kallëzimi im penal është ligjor.

(Ndërhyn kryetari komisonit të ndarjes së tokës)

I gjithë problemi është se prokuroria nuk përballet dot me të vërtetën. Dhe cila është e vërteta? Ky vendim 2 që qarkullon poshtë e përpjetë për çertefikata të lëshuara në 2006 në kohën kur ishte Edmond Hoxha ishte regjistrues i zyrës për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme në Durrës nuk gjendet e nuk egziston në as dhe një zyrë. Dhe kjo e dokumentuar mbi bazën e shkresave kur unë kam qenë inspektor i kadastrës së bashkisë Sukth dhe njëkohësisht vija në proceset gjyqësore si përfaqësues i bashkisë Sukth si palë e paditur bërë kjo kërkesë Agjensisë së Kthimit e Kompensimit të Pronave Tiranë për gjenden nëse është i vertëtë ky vendim numër 2, apo jo. Bërë të ditur kjo prefekturës Durrës meqë prefektura i ka sjellë banorët në proces gjyqësor mbi bazën e vendimit numër 2 dhe mbi bazën e kërkesës së familjes Qorraliu duam të njihemi me këtë vendim numër 2, është apo jo. E njëjta gjë i bëhet kërkesë zyrës së regjistrimit të pasurisë së paluajtshme Durrës, nëse ky vendim numër 2 është në zyrën e tyre apo jo.

Ju keni qenë kryetar i komisionit të ndarjes së tokës nga nisja procesit deri në mbyllje. Keni ndjekur edhe proceset gjyqësore. Në sa prej tyre keni fituar dhe në sa keni ngecur?

Po, po. Problemi është se proceset gjyqësore nuk kanë bërë anën juridike të ligjit që banori përfiton këtë proces, por banori i ka të fituar gjyqet mbi bazën e ligjeve shqiptare që kanë bërë të mundur paisjen me marrjen e aktit të pronësisë për çdo banorë të Hamallaj, kurse vendimet janë dhënë me urdhër dhe nuk kemi zbardhje vendimi që për mungesë apo shkelje të këtij ligji e këtij ligji nuk i takon toka X a Y. Vendimet janë zbardhur në mënyrë të tillë ku thuhet që i hiqet e drejta e titullit të pronësisë X personi mbi bazën e vendimit që ka marrë prefektura Durrës. Nuk është prefektura Durrës që jep vendimet, po është gjykata.

Vijon intervista me Haxhi Nezaj

Kemi vendim të gjykatës së Durrësit të pazbardhur që i jep të drejtë personit që është pronë e vet. Pas ndërhyrjeve nga lart ky vendim që është marrë paraprakisht u kthye në të kundërtën e fituesit. Ta japim me shkrim. Me emrin e gjykatëses që ka bërë vendimin. D.m.th vendime të gjykatës së Durrësit jashtëzakonisht të manipuluara.

Ndoshta nga mungesa e njohjes.

Jo. Me urdhër. Unë të them një gjë copë: kur unë si punonjës i ndërmarrjes bujqësore vi tek ti që je gjykatës me librëzën e punës e cila thotë se në vitin 1982 unë kam qenë punonjës i NB Hamalle (ka qenë NB Sukth) ti si gjykatës si më thua se nuk ta njoh këtë librezë të shtetit? Kush je ti? Libreza tregon se unë kam qenë punonjës i NB dhe më takon paisja me tokë në bazë të vendimit numër 452, datë 17.10.1992 “Për ristrukturimin e ndërmarrjeve bujqësore”. Ligji 750 është ligji organik i ndarjes së tokës, kurse 452 ka përcaktuar kriteret cilët do të marrin dhe sa do të marrin.

408 familjet kanë librezën që janë punonjës të ndërmarrjes ?

Shiko ku është problemi: nuk e kanë 408 familje librezën. Libreza nuk ka mbetur se nuk kanë qenë punonjës po thjeshtë nuk kanë shkuar ta bëjnë këtë librezë. E dyta i kemi thënë prokurorisë së rrethit gjyqësor në Durrës, kryeprokurorit në Durrës Altin Bino dhe Prokurores së Republikës Ina Rama se në drejtorinë e sigurimeve shoqërore në Durrës nuk ekzistojnë bordorotë e Hamallaj. Këtë e di shteti, nuk e di populli, nuk e di fshatari. Ti gjejë shteti se ku gjenden bordorotë. Në sigurime shoqërore nuk na japin vjetërsitë e punës. Ata na janë përgjigjur se NB Hamallaj nuk ka bordoro dhe këtë na janë shprehur se e japin me të shkruar.

A ka pasur realisht bordoro?

Sigurisht. Po kush ka punuar pa bordoro. Bëhet fjalë për vitet 1990-93. Cili është problemi? Shkon në drejtorinë e sigurimeve shoqërore dhe thonë se nuk jemi të shënuar në regjistër. Ne i bëmë pyetjen e thjeshtë: Zotëri a bëhen bordorotë mbi bazën e regjistrave, apo regjistrat mbi bazën e bordorove? Nëse NB Hamalle nuk ka bordoro, ku e di sigurimet shoqërore që unë nuk kam qenë punonjës në atë kohë? D.m.th ka regjistër, nuk ka bordoro. Si e bërë ti regjistrin? Në regjistër ka ato që kanë dashur të shkruajnë ata. I kërkojmë prokurorisë së Durrësit, Prokurorisë së Përgjitshhme, trupit diplomatik në Tiranë, se prefekti Genc Alizoti, Lejla Iliazit si kryetare e komisionit të Verefikimit të Titujve të Pronësisë, drejtori sigurimeve shoqërore, regjistruesi hipotekës Bedri Luku, bashkia Sukth me punonjësit përkatës
po bëjnë në bashkëpunim fallsifikimin e dokumentacionit të fshatit Hamallaj, Sukth, Durrës. zona kadastrale 1125 përfunduar regjistrimi me 19.9.2004. Në mënyrë absolute prokuroria nuk i hy kësaj pune. E dinë ata, po, ia kemi thënë me të shkruar, janë letrat, prokuroria ose i ka duart e lidhura, sepse interesat e kësaj prone janë të lidhura me sfera të larta të shtetit. E ka të shkruar prokurori dhe na thotë se ka kaluar afati. Nuk është prokuror ky.

Thatë se keni vënë në dijeni trupin e huaj diplomatik në Tiranë

Trupat diplomatike na kanë kthyer përgjigjen se e kanë marrë letrën tonë, por ata nuk kanë detyrim ligjor që të na kthejnë ne përgjigje sepse me këto probleme merren institucionet shqiptare. Ata vetëm sa mund të ndikojnë e sa mund të reagojnë në institucionet tona. Janë të gjithë të informuar.

Konfliktin ju e keni me Qorraliu dhe jo me Toptanët.

Po, me Qorraliun. As me Qorraliun sepse aty ku bëhet fjalë për këta banorë (408 familje) nuk ka pasur pronarë të vjetër. Qorraliu ka kërkuar në Ishëm 2500 dy, ka marrë dyfishin edhe atje, edhe në Hamalle. Të gjitha bëhen në saj të manipulimit të dokumentacionit. Pse? Kthehemi edhe një herë. Doklead Ademi në 2009 thotë “ kjo tokë është e këtij, atij…me sipërfaqë kaq e aq, me numër akti kaq”. Bedri Luku, regjistruesi sot në Durrës i thotë për familjen Qorraliu që kjo është pyll. Ky pohim përbën krim. Për ta kthyer një zë kadastral në një tjetër duhet vendim qeverie, për ta kthyer nga arë në pyll, nga pyll në livadh. Ky ia ka dhënë familjes Qorraliu pyll, ajo është tokë arë që është bërë kikiruki, patate, grurë, gjithëçka është bërë. Që është tokë arë vërtetohet edhe nga shkresa e kadastrës së këshillit të qarkut Durrës që deri me 1 gusht 1991 ka qenë tokë arë. Edhe sot e kësaj dite është tokë arë. Ka qenë pyll para viteve 70. në atë kohë nuk kapasur pronarë. Pse nuk ka pasur pronarë? Ndërmarrjet janë krijuar si pasojë e shpyllëzimeve dhe tharjeve të kënetave, ndyrshe nga kooperativat që e kanë pasur tokë të vetën. Banorët që janë aty, janë të ardhur nga zona të ndryshme të vendit dhe jo autokton. Nuk ka banorë nga NB që të jetë nga fshatrat, mund të jetë ndonjë rrallë. Janë të gjithë të ardhur. Tani cili është problemi ynë? Nga pikëpamja ligjore 408 aktet e marrjes së tokës në pronësi janë të gjitha ligjore duke filluar nga 7501, vendimi 452 ligji 7843, dhe janë 1350 kartela në hipotekën e Durrësit. Në zyrën e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme është e gjitha kjo situatë. Janë hartat e kartelat e të gjithë pasurisë. Gjithë problemi tyre është se si e si të na grabisin pronën tonë. Ajo copë tokë ka qenë e papreferuar. Ka përmbajtje të lartë rëre dhe për prodhimet bujqësore ishte e vështirë të merrej rendiment. Njërëzit i janë shmangur asaj toke se nuk e donin. Arriti deri atje saqë komisioni thoshtë që ky punëtorë ta marrin atje, ose të dalë pa gjë fare. Siç është kapur shteti shqiptar në të gjitha hallkat, ka edhe problem në Hamalle. Nuk ka problem ligjor.

Argita Berisha, vajza kryeministrit, kërkon të ndihmojë Dibrën në këtë rast, apo për vete?

Dibra është fasada. Kush e pyet atë. Ai vetëm se ka pasur guximin të shkruajë emrin. Edhe pasardhësit e familjes Qorraliu kanë problemet e tyre brenda vetes.
(Ndërhyn kryetari komisionit të ndarjes së tokës)
Një ndër to ka qenë edhe e shoqja e Agim Krajkës e cila më ka ardhur në bashkinë e Sukthit dhe më ka kërkuar gjendjen juridike dhe çfarë dokumenti ka Gaz Dibra dhe të mos i jepet e drejta atij sepse kanë mosmarrëveshje. Edhe bashkëshortja Krajkës është trashëgimtare e Qorraliut. Ajo nuk ka marrë gjë. Letrat janë të shkruara. Në zonën Ishmit kanë marrë repartin ushtarak në Shkafane dhe fushën e sportit në Shkafane. Kanë mbaruar punë atjë dhe kanë hyrë këndej. Çështja është tek shkelja ligjit, tek korrupsioni sepses ado injorant që të jetë njeriu, le të hapë këto letra nga formulari 6 deri tek kartelat po qe se ka një shkelje të vogël të ligjit atëherë do të thotë se këta njerëz po e kërkojnë kot.

Ku rezulton e implikuar Argita Berisha në mënyrë të drejtpërdrejtë?

(Pohon kryetari ndarjes së tokës)
Moszbatimi i ligjit dhe mospërmbushja e detyrimit ligjor nga institucionet e shtetit shqiptar siç është zyra vendore e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme do të thotë që vetëm ai që ka influencë tek i pari i shtetit shqiptar mund të krijojë trusni.
(Rikthet banori në pohime).
E do shqip e shqip, në sallat e gjyqit nuk na e pohon askush këtë. Kur shkojmë në takime shoqërore na thonë “Mos se është Argita, mos na bini më qafë”. Të gjithë institucionet e thonë këtë: Komisioni Verefikimit të Titujve të Pronësisë, prokuroria, gjykata, prefektura na thonë “Mos u kapni kot me ne. Nuk u kemi borxh ne”. Ti nuk më ke borxh po ti po më dërgon në gjyq, nuk po më dërgon Argita. Dhe ata që na kthehen “Aman se nuk kemi çfarë u bëjmë”. Po ne çfarë të bëjmë, t’u japim tokën atyre pse do Argita?

(Ndërhyn kryetari ndarjes së tokës)

Gjithë themeli kësaj është një shkresë e lëshuar në rrugë zyrtare nga ish regjistruesi zyrës së regjistrimit të pasurisë së paluajtshme z. Doklead Ademi. Mbi bazën e një kërkese që i ka bërë Komisioni Vendor i Verefikimit të Titujve të Pronësisë për gjendjen juridike të filan parcele. Konkretisht parcela 3.1 2.1 3.2. Ademi në cilësinë e regjistruesit i kthen përgjigjen si më poshtë: Me shkresën 3753/1 të datës 26.10.2009 konkretisht i thuhet: vetëm pasuria numër 1 është e familjes Qorraliu , ndërsa pasuritë e tjera vijojnë si më poshtë dhe jep me detaje aktet për çdo banorë dhe numrin e pasurisë me gjithë sipërfaqe. Kjo do të thotë se Qorraliu nuk ka gjë këtu. Lind pyetja: Cili është ai person që krijon diktat në zyrën e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme që kjo zyrë të mos përmbushë detyrimin e vet? Ka vetëm një domethënie: Ai që ka kapur kreun e shtetit. Kjo është arsye që sot banorët nuk paisen me çertefikatën e pronësisë. Ky dokument hedh poshtë të gjitha çertefikatat që janë lëshuar në mënyrë abuzive gjë e cila është pjesë e krimit ekonomik, gjë e cila është pjesë e prokurorisë. Këta njerëz duhet t’i vërë para ligjit, para përgjegjësisë. Oficeri policisë gjyqësore Madrit Kullolli ka tërhequr të gjitha dokumentet për hetim. Dimë që i ndjeri Yrjan Hasani, ish kryetar i bashkisë Sukth, i ka kërkuar Arben Qirjakos, kryeregjistruesit, të paisen me çertefikatë pronësie 408 familjet në Hamalle. As kryetari sotëm i bashkisë Sukth, Sherif Fortuzi nuk është se ka hyrë në lojë, nuk mund ta akuzojmë, në mënyrë absolute. Punonjësit kanë hyrë në këtë lloj loje. Problemi Hamalles është shumë i thjeshtë, të zbatohet ligji. Ka dy momente të fuqishme të ligjit, një ditë do të funksionojë shteti. Ne i themi prokurorit, ky ka fallsifikuar tapinë. Pse nuk e merr në hetim? Nëse kam shpifur unë, më funt në burg. I them Bedri Luku, regjistruesi rrethit e ka kthyer tokën arë në pyll. Në kohën e nisjes së ndarjes së tokës ka qenë tokë arë.