Home Aktualitet Pronarët e hoteleve dhe bizneseve të zhytur në borxh tek ujësjellësi paguajnë...

Pronarët e hoteleve dhe bizneseve të zhytur në borxh tek ujësjellësi paguajnë miliona lekë në fushata politike

56
SHARE

transpaente-shkrim-i-bardhe-e1327488990385-300x129Nga Xhevahir Gradica / Zbulohen të tjera fakte dhe detaje lidhur me skandalet e njëpasnjëshme të subjekteve shtetërore dhe private të cilët janë debitorë prej vitesh tek ujësjellës-kanalizimet në Durrës. Dhjetra biznese janë të fundosur në borxhet që i kanë ujësjellësit në Durrës ndërsa nga ana tjetër nxjerrin nga arka miliona lekë për të mbështetur fushatat politike sa të njërit krah politik edhe të tjetrit. Janë disa subjekte që e kanë bërë këtë lojë vite me rradhë dhe që sot e kanë futur ndërmarrjen në telashe dhe hallin e madh pasi shumë prej tyre janë ekspozuar si mbështetës të PS në fushatë me synimin e pastër për të fshirë nga kujtesa atë që kanë bërë gjatë qeverisjes së PD-së. Por veç tyre spikat edhe borxhi i majmë që i kanë shtetit institucionet e vet shtetit. Më saktësisht disa nga komunat dhe bashkitë e këtij qarku janë deri në fyt të zhytur në borxh ndaj ujësjellësit. Rasti konkret është me bashkinë Manzë e cila ka një detyrim që kalon mbi 2 milion lekë, ndërkohë që kjo njësi vendore nuk është e vetme në listën e gjatë të debitorëve tek ujësjellësi në Durrës.Tani që në Shqipëri po diskutohet reforma për ndarjen e re administrative nuk ka asnëj gjasë që kjo kategori të mendojë për të nxjerrë nga arka e vetë ndonjë lekë për faturën e ujit të pishëm.  Shumë detaje lidhur me atë që ka ndodhur prej vitesh me faturën e ujit të pishëm në prefekturën e Durrësit mbeten ende pronë e disa personave të lidhur me të kaluarën abuzive, ndërsa një nga një kanë nisur të dalin në dritë të diellit edhe skandalet. Në krye të institucioneve publike që e ka grisur faturën e ujit të pishëm për të refuzuar çdo pagesë është arsimi. Ky institucion publik i detyrohet ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizimeve 1.8 milion lekë dhe së bashku me disa njësi të qeverisjes vendore klasifikohen ndër debitorët problematikë. Në mesin e tyre ka edhe institucione që nuk kanë shlyer faturën për rastet e dërgimit të ujit me anë të boteve. Kjo kategori e fundit janë institucione të shtetit apo privat si dhe ente që për arsye të ndryshme marrin ujë me anë të boteve të faturuara nga ujësjellësi. Borxhi ndërmarrjes ka kaluar çdo cak gjatë viteve të qeverisjes së PD nga elementë të painteresuar për ta futur në udhën e duhur edhe këtë shoqëri. Ujësjellës-kanalizimet sh.a për disa vite është bërë pjesë e projektit të Bankës Botërore e cila ia besoi kompanisë gjermane Berlinëasen mënyrën e menaxhimit dhe të administrimit. Ndërsa asokohe pritej ndërtimi një strukture pune bashkëkohore, ndodhi krejt ndryshe duke e futur ndërmarrjen në labirinte të errëta. Aktualisht debia  është 1.777.403.782 lekë dhe ka arritur në shifra të frikshme. Ajo që bie në sy është fakti se si ka ndodhur që komuna e bashki, ndërmarrje e institucione të shtetit nuk kanë shlyer faturën e ujit të pishëm për disa vite me rradhë edhe pse ka qenë një zë më vete dhe me fond të përcaktuar. Sipas të gjitha burimeve që vinë nga kjo shoqëri kompanitë private i kanë borxh ujësjellës-kanalizimeve në Durrës 127. 9 milion lekë. Edhe pse e habitshme, subjektet që nuk kanë pasur mundësi të shlyejnë lekët për ujin e pishëm dhe të shpenzuar janë hotelet, restorantet, baret, motelet, resortet që të gjitha së bashku janë borxhlinj për 37. 8 milion lekë. Kjo kategori biznesi fiton vetëm në sezonin e verës miliona dollarë, ndërkohë që nuk ka pasur interesimin më të vogël për të shkuar në arkën e ujësjellësit. Gjithnjë sipas disa pohimeve nga brenda ndërmarrjes mësohet se ka kompani private si dhe mediatike që kanë një borxh të trashëguar prej 6 milion lekësh, ndërkohë që disa hotele me pronarë sponsor të aktiviteteve politike nuk kanë paguar detyrimet e tyre në shumën 2 milion dhe 3 milion lekë për ujin e konsumuar. Kompanitë private të dyqaneve nuk kanë derdhur ende shumën në 5 milion, ndërsa lavazhet si kompani private janë debitor në shumën 432 mijë lekë. Burimet kanë deklaruar edhe emrat e pronarëve të lavazheve, hoteleve, restoranteve, bareve që nuk paguajnë asnjë qindarkë për ujin e pishëm duke thelluar kështu borxhin e tyre që në disa hotele shkon në 3 milion lekë, kurse në ndonjë kompani edhe në 6 milion lekë. Pa justifikim ka mbetur debia që është trashëguar vit pas viti lidhur me furnizimin që u bëhet disa kompanive me anë të boteve. Ujësjellës-kanalizimet sh.a në Durrës në pasqyruat e saj ka të regjistruar shumën në 4 milion lekë që këto kompani i detyrohen ujësjellës-kanalizimeve në Durrës. Për shkak të pamundësisë për t’i furnizuar me ujë nga rrjeti përkatës, ndërmarrja u ka dërguar këtyre kompanive private ujë të pishëm me bote. Shifra e plotë dhe zyrtare që këto kompani kanë borxh ndaj ujësjellësit është 3. 959. 691 lekë. Aktualisht po shikohet edhe mundësia e ekzistencës së një rrjeti të mëparshëm që ka faturuar ujin, e ka vjelur shumën sipas faturës por që nuk e ka arkëtuar. Deri më tani nuk ka ndonjë deklarim zyrtar për këtë kategori, por mësohet se ekzistonjë dyshime të forta të cilat rrezikojnë nisjen e proceseve penale për shpërdorim dhe vjedhje.