W3vina.COM Free Wordpress Themes Joomla Templates Best Wordpress Themes Premium Wordpress Themes Top Best Wordpress Themes 2012
Home » Slideri, Top Lajmet » PS dhe LSI grinden se kush e përmbyt Durrësi

PS dhe LSI grinden se kush e përmbyt Durrësi

1pastrimi i kanaleve 23 nentor 2013 DurresSituata e rëndë e reshjeve në Durrës duket se ka edhe një impakt tek ata që  duan të fitojnë kapital, përveç PD që ka vënë në detyrë të gjithë miqtë e kryetarit që kanë iPhone për të bërë foto përmbytjesh në rrugë. Në fakt Durrësi është qyteti i cili përmbytet më shpesh se nga të gjithë, po dhe që dorëzon ujin po aq shpejtë. Pas një ndarje kompetncash mes bashkisë së Durrësit dhe  Bordit të Kullimit që ishte në varësi të pushtetit qendror dhe  konkretisht në varësi të Ministrisë së Mjedisit, është zbulua dhe  skandali. Prej shumë vitesh nuk është  pastruar asnjë kanal dhe aq më shumë që fondet për këtë janë dhënë, por  kjo është justifikuar nga dy palët  në qeversije pasi  dy herë këtë ndërmarrje e ka pasur LSI, një herë me PD dhe një herë me PS, sipas koalicionëve. Ceshtja duket se do të përfundojë në prokurori nga KLSH që ka zbuluar edhe skemën se si vidhet në këtë ndërmarrje. Tollona nafte,  pastrime kanalesh pa u bërë, dieta, janë abuzimet që janë bërë me fondet e shtetit, ndërsa ata në shumicëne  rastëve kanë përfunduar për titullarët e partisë që i kanë mbajtur në punë këta drejtues. Burime për gazetën Bulevard kanë bërë të ditur se KLSH po heton miliona të hedhura në këtë ndërmarrje prej tetë vitesh, ndërsa tani pas kalimit të kësaj ndërmarje në disa struktura varëse të saj po tentohet që të  hidhet baltë aktualisht. Por burime nga bashkia kanë bërë të ditur se pasi kanë marrë disa kompetenca të kësaj ndërmarrje kanë konstatuar vjedhje  dhe abuzime, me naftën, eskavatorët dhe aqmë shumë që drejtues aktual kanë krijuar një rrjet vjedhjesh  dhe që  për të mbuluar ato përfundojnë tek shefat për të qerasur kur në fakt shtetit i janë krijuar me dhjetra milion  lekë dëme. I pyetur nga gazeta Buloevard për ndryshimet e reja që kishin të bënin në fakt ehe me  përmbyjet e Durrësit, kreu i drejtorisë së bashisë që ka marrë në varësi edhe Hidrovorin dhe ka mirëmbajtjene  rrigëve, Sotir Ngresi është shprehur se kanë gjetur një situatë katastrofike. “Një situatë që nuk duhet ta dijnë qytetarët po duket ta gjukojnë gjytarët” ka thënë Ngresi për gazetën. Ngresi ka dhënë alarmin për kanalin e Tarinit që sipas tij ishte prej vitesh pa investim, ndërsa  sipas tij pora e shkrakimit ishte me defekt dhe nuk funksiononte prej vitesh. Sipas burimëve të gazets kjo portë ka funksionuar vetëm kur kanë shkuar për  relaks pushtetarët. Por Ngresi duket se ka zbardhur edhe një tjetër skandal. Sipas tij prek vitesh nuk është investuar në argjinaturën  e Shkozetit, e cila ka dëmtuar rëndë situatën e 150 familëjve të kësaj zone dhe sipas tij kjo ka qenë deri para një muaji kompetencë e bordit të Kullimit. Ngresi që aktualisht është edhe drejtori që ka marrë në kompetencë Hidrovorin është shprehur se reshjet në Durrës kanë shkaktuar një përmbytje të shakklës së parë që është shkalla e menaxhimit. Por sipas tij Hidrovori  funksionon 24 orë  dhe të gjitha elektropomat janë në gjendje pune. Po sipas Ngresit 9 elektropompistët  dhe gjashtë personat që merren em zgarat  së bashku me një inxhenier  elektrik janë në krye të detyrës. Ndërkohë që kreu i kësaj ndërmarje Sotir Ngresi është shprehur për gazetën Bulevard se  se vetëm në fillim të shkurtit janë marrë në dorëzim  gjërat dhe kjo nuk ka lidhje fare me atë që nuk është bërë .

Pastrimi i kanaleve që nga niveli i parë e deri të i treti i ka kaluar si kompetencë kryesore Bashkisë së re të Durrësit

Në kuadër të zbatimit të reformës territorial, një ndër 7 kompetencat e reja të bashkive ishte dhe mirmbajtja dhe menaxhimi i kanaleve vaditëse dhe kullimit. Por duket se ky ndryshim vartësie ka rikthyer problemin e mospastrimit të kanaleve në bashkinë e Durrësit, që për pasojë  ka sjell dhe prezencën e përmbytjeve në kohë me shi. Mosbashkëpunimi Institucional mes Bordit të Kullimit dhe bashkisë se Durrësit, si pasojë e ndryshimeve të bëra, e ka rikthyer sërisht problemin e përhershëm të Durrësit, atë të mosfunkionimit të kanaleve kulluese. Burime pranë Bordit të Kullimit(Bordet e Kullimit janë struktura teknike të specializuara në vartesi të Ministrisë së Bujqesisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave dhe financohen nga buxheti i shtetit) bëjnë me dije për gazetën “Bulevard” se që prej datës 7 janar të këtij viti, pastrimi i kanaleve që nga niveli i parë e deri të i treti i ka kaluar si kompetencë kryesore Bashkisë së re të Durrësit dhe nuk është më pjesë e planit të punës së Bordit të Kullimit. Kjo mënyrë e re funksionimi duket se e ka gjetur të pa përgatitur Bashkinë e qytetit, gjë që duket të përmbytjet e herë pas hershme që janë prezente sa herë ka prezencë të shirave.   Gjendja e një prej kanaleve që përshkron Lagjen 14 të qytetit, paralel me autostradën, është totalisht jashtë funksionit të tij, mbi shtratin e të cilit lundrojnë tonelata mbeturinash të hedhura pa kriter nga banorët e zonës. Fare pranë këtij kanali, në pothuajse gjithë gjatësinë e tij prej afro 2,5kilometra, gjenden banesa të ndërtuara jashtë çdo rregulli,  të cilat janë një ndër shkaqet kryesore për mosfunkionimin e  e kanaleve kulluese në Durrës. Ata që e vuajnë pasojat e këtij problemi janë vetë banorët, të cilët pohojnë se nuk dinë se ku të ankohen, që ky kanal të pastrohet herë pas here që ti shpëtojnë këtij problem, i cili në dimër bëhet shkak për përmbytje e në verë shërben si burim papastërtie. “Është e vështirë të jetosh këtu, në dimër, siç e shikoni dhe vetë uji na vërshon deri në afërsi të shtëpive, ndërsa në verë kemi frikë të hapim dyert nga papstërtia që krijon ky kanal ndër vite. Kujtohen që ta pastrojnë vetëm kur ka zgjedhje që të na mbushin mendjen për votime, e më pas askush nuk kujtohet që jemi gjallë dhe në çfar kushte të vështira jetojmë. Më shumë kemi frikën e fëmijëve të sëmundjeve që mund të marin nga papastërtia apo dhe nga frika se mund  të bien brenda tij kur janë duke luajtur”, ankohet Bajram Aliaj, një prej shumë banorëve që ka ndërtuar shtëpinë në këtë lagje të Durrësit. Zona e Nishtullës, është një prej zonave më problematike, që vuan prej vitesh mungesën e vëmendjes institucionale, gjë që ua vështirëson jetesën. Përveç ndotjes së madhe që shkakton gjendja e këtij kanali, vendosja e shtëpive aty pranë rrezikon seriozisht jetën e fëmijëve të cilët qendrojnë buzë tij gjatë kohë që luajnë. Thellësia në gjendjen aktuale arrin në rreth 2metër, gjë që përben rrezik evident për banorët e zonës. E deri në gjetjen e një zgjidhje konkrete dhe marjen e masave për funksionimin normal të këtij kanali, funksioni I të cilit vetëm për të mbledhur ujërat e shirave dhe ato të zeza nuk rezulton.  Në një situatë të tillë, shirat e ditëve të fundit kanë krijuar probleme dhe përmbytje si pasojë e intensitetit të lartë të reshjeve, por edhe mospastrimit të Kanaleve kulluese, deri në organizmin korrekt të punës nga ana e Bashkisë së qytetit. Burime pranë Bashkisë së Durrësit bëjnë të ditur se, po hartohet një plan konkret masash për të zgjidhur njëherë e përgjithëmonë  problemin e kanaleve kulluese në të gjithë sipërfaqen e territorit të bashkisë së re, konkretizimi i të cilave ende nuk dihet se kur do fillojë.

 

 

Short URL: http://www.bulevardionline.com/?p=16170

Posted by on Mar 9 2016. Filed under Slideri, Top Lajmet. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Comments are closed

Na ndiqni dhe ne facebook

Voto dhe ti sondazhet tona:

See all polls and results

Reklama:

ujesjellesi ukd 1 faqe per gazeten_Page_2

rsz_reklama_orkidese_

© 2017 Gazeta Bulevard. All Rights Reserved. Log in -