Home Slideri Shkatërrohet dega PDIU-së në Durrës. Jep dorëheqjen Fatmir Valoti, çamët pa parti

Shkatërrohet dega PDIU-së në Durrës. Jep dorëheqjen Fatmir Valoti, çamët pa parti

42
SHARE

pdiuNga Xhevo Gradica / Fillimi fushatës elektorale në Durrës ka sjellë një sërë përplasjesh për shkak të qëndrimeve që kanë mbajtur krerët politik në qendër lidhur me aleancat parazgjedhore. Kështu në Durrës mësohet se Partia për Drejtësi dhe Integrim është shpërbërë e gjitha duke i sjellë telashe të shumta Shpëtim Idrizit për ta ribërë nga e para. Ka qenë Fatmir Valoti i pari që ka sinjalizuar për një shprishje të kësaj partie në Durrës për arsye të cilat kanë të bëjë tërësisht me pozicionin politik që po mban Idrizi kohët e fundit si dhe veprimet e militantëve të tij në këtë qytet bregdetar. Valoti është ndër emrat më aktiv dhe themelues i PDIU-së duke mbajtur edhe peshën më të madhe në strukturimin e degës lokale me aktivizimin dhe antarësimin e komunitetit çam që jeton në Durrës. Valoti mësohet se ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga lista e kandidatëve për deputet të qarkut bregdetar. Emri i tij ka qenë renditur i pari në listën për PDIU, ndërsa dy ditë më parë ia ka lënë në dorë letrat Shpëtim Idrizit për t’u larguar përfundimisht nga strukturat politike. Valoti është zëvendësuar nga Ilir Tahiri, bashkëshorti drejtoreshës së Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Durrës. Valoti është në profesion inxhinierë, kurse Tahiri kuzhinier dhe një zëvendësim i tillë edhe pse me këmbënguljen e të parit është parë me dyshime dhe mospajtime nga elektorati çam. Burime nga dega PDIU-së në Durrës, e cila ka pësuar të parën goditje me t’u krijuar edhe dega e Lëvizjes Popullore Çame , e njohur më pas me emërtimin Aleanca Popullore, bëjnë të ditur se të gjitha strukturat janë prishur. Një gjë e tillë pritej që në kohën kur në krye të degës së Sigurimeve Shoqërore u vendos bashkëshortja e Ilir Tahirit, detyrë të cilën e mori përmes marrëveshjeve të fshehta mes klaneve të Igli Carës e Sokol Olldashit me Shpëtim Idrizin. Monika Tahiri pati deklaruar që në krye të herës se do të shpartallojë administratën e mbushur sipas pretendimeve të saj me elementë të PD dhe do të vendosë ata të PDIU-së. Deklarime të tilla u cilësuan të pamatuara nga vet dega PDIU-së dhe Valoti i cili ka qenë konsekuent gjithnjë sa herë që është bërë fjalë për reformë si në këtë institucion, në institucionet e tjera, apo në bashkinë e Durrësit. Valoti është këshilltarë në këshillin e bashkisë së Durrësit dhe në saj të pjekurisë ka mundur të mbajë të bashkuar katër grupin e përbërë nga katër anëtarë. Por edhe në këshillin e bashkisë është vënë re çarja dhe lufta për pushtet brenda të njëjtit subjekt. Sipas pohimeve të antarësisë çame çdo gjë lidhet me etjen për pushtet të Shpëtim Idrizit në qendër dhe të Tahirit në Durrës. Saktësisht thuhet se Sigurimet Shoqërore në Durrës janë “drejtuar” nga Ilir Tahiri i cili ka përpiluar jo vetëm listën e personave që do të largoheshin, por ka krijuar edhe sherre brenda çamëve duke u premtuar vende pune dhe përfitme. Valoti mësohet se është vënën në dilemën e madhe dhe presionin ideologjik që e ka shtyrë drejt një vendimi për të braktisur PDIU, veprim që është njëherësh edhe shpërbërje e strukturave të kësaj partie. Komuniteti çam në Durrës është mjaft me peshë dhe në jo pak raste edhe përcatues i fateve të zgjedhjeve apo balancave. Pas qytetit bregdetar të Durrësit, është Sukthi që ka komunitet çam më të madh në qark dhe të pjekur politikisht për të luftuar për kauzën e tyre të ligjshme. Por kjo parti është bërë edhe pjesë e interesave të mëdha politike. Kështu vet Shpëtim Idrizi bashkë me mbështetësit e tij fanatikë janë akuzuar nga vet çamët se po rend drejt pushtetit duke lënë pasdorë dhe në fasadë çështjen e madhe çame. Kryeministri Sali Berisha e joshi Idrizin duke i dhënë disa vende pune në administratën e lartë dhe lokale, vende të cilat sipas të pakënaqurve të PDIU-së, u keqpërdorën nga Idrizi. Kjo detyroi misionarët e zgjidhjes së problemit çam të shkojnë drejt krijimit të Lëvizjes Popullore Çame. Fatmir Valoti, kryesues i çamëve në Durrës thuhet se bëri të gjitha përpjekjet për të mbajtur të parërçarë shoqërinë çame, ndërkohë që dy ditë më parë ai dhe strukturat politike në Durrës të PDIU-së deklaruan hapin e ndërmarrë. Nuk është thënë ende nëse Valoti dhe mbështetësit e tij do të kalojnë në degën e partisë Aleanca Popullore të drejtuar nga Artur Dojaka, apo do të rrinë të tërhequr politikisht. Zëvendësimi Valotit me Ilir Tahirin ka çorientuar të gjithë komunitetin çam i cili tani ka të gjitha gjasat të shkojë në të majtë, ose në të djathtë,por jo më me partinë e tyre për shkak të pazareve të bëra në dëm të interesit për komunitetin çam.