Home Bota Spiunët hiqen si modele, i dërgojnë foto nudo oficerit dhe marrin informacionet...

Spiunët hiqen si modele, i dërgojnë foto nudo oficerit dhe marrin informacionet sekrete

39
SHARE

Një oficer i forcave ajrore të Indisë është arrestuar për dhënien e informacionit të klasifikuar agjentëve të Pakistanit.

Spiunët pakistanezë kishin krijuar profile të rreme në Facebook, ku paraqiteshin si modele.

I gënjyer nga “bukuroshet”, Arun Marwaha, 51 vjeç, ka dërguar foto dokumentesh të klasifikuara më WhatsApp, ndërsa “vajzat” i dërgonin foto “të tyre” nudo.

Policia u tha gazetarëve indianë se nuk kishte dëshmi për shkëmbim të parave për informacionin e trafikuar.

Nëse gjykata do ta cilësojë fajtor, 51-vjeçari rrezikon deri në 14 vjet burg për nxjerrje të sekreteve të shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

− 2 = 2