Home Politike Të pathënat e takimit të Lulzim Bashës në Durrës. Ja kush e...

Të pathënat e takimit të Lulzim Bashës në Durrës. Ja kush e braktisi

650
SHARE

Lulzim Basha ka zhvilluar vetëm pak ditë nga nisja e protestës ndoshta takimin më të dobët që ka bërë PD në Durrës. Madje shumë nga demokratët janë shprehur se më shumë njerëz janë mbledhur  për të protestuar për shatërvanin se sa për pritjen e Bashës.  Në një degë PD që është totalisht e shpartalluar, Basha ka bërë thirrje për tu bashkuar, për të rrëzuar qeverinë. Aq i sikletshme ka qenë ky takim ku është dashur të tregohet kujdes për mediat që nuk janë lejuar kurrsesi, ndërsa cdo gjë është filmuar nga vetë stafi i kryetarit. Por ajo që ka rënë në sy ka qenë mungesa e shumë emrave të njohur të PD së Durrësit përfshi këtu ish kryetarë dhe ish deputetë të saj, pa harruar dhjetra drejtorë që ka pasur PD në detyrë për tetë vite. Ajo që ka rënë në sy ka qenë që nga ish kryetari i fundit, Osman Stafa i cili ka munguar në këtë takim. Por duket se mungesa t e emrave si Cara, Teliiti, Ndre, Ademi, kanë sjellë dhe mungesën e demokratëve duke lënë të kuptohet qartë se PD në Durrës ka një Degë ku formalisht në letër ka të emëruar Oerd Bylykbashin dhe se të tjerë njerëz e kontrollojnë elektoratin madje edhe të të zgjedhurit në drejtimin e seksionëve dhe grupseksionëve.  Në takimin që ka zhvilluar Basha ka munguar më shumë se gjysma e drejtuesve  vendor dhe ajo që binte në sy ka qenë se mungonin drejtuesit e qytetit , duke mbledhur kështu vetëm ata të fshtrave që me siguri do të jenë dhe pjesa më e madhe e mbështetësve të protestës. “Kur hyra brenda nuk njihja gjysmën e atyre që ishin aty. Nuk kam munguar në asnjë takim dhe  mbledhje të PD. Nuk di se nga ishin ata fytyra dhe cfarë lidhje kishin me PD. Ndoshta janë fansat e  Bylykbashit dhe Kadiut që janë të rinj si drejtues dhe deputetë në Durrës dhe përvec se rinovimit të drejtuesve po rinovohet edhe elektorati”, u shpreh një nga demokratët për gazetën Bulevard . Ai ka shtuar se nuk arrinë ta kuptojë cfarë po ndodh me PD e Durrësit  e cila nuk i ngjall më asnjë besim dhe madje po i zgjat jetën kësaj qeverie sic është shprehur ai. Mësohet se Basha ka kërkuar që  emra të njohur në Durrës të mos jenë prezent duke i parë tashmë si kundërshtarë dhe duke mos ja harruar Olldashit që edhe të vdekur e tremb me reputacionin që ai ka në Durrës ende tani dhe mënyrën se si njerëzit e tij e menaxhojnë PD pa qenë pjesë e  saj në drejtim. “Duam s’duam ne kjo është PD. I largon njerëzit vetë dhe më pas na vjen  keq ta pranojmë. PD e kontrollon Igli Cara dhe ata kanë shumicën e mbështetjes sidomos në qytet për të mos thënë edhe drejtues në nivel seksionesh dhe grupseksionesh”, është shprehur një kryetar seksioni i PD. Ndërkohë që ata akuzojnë mungesën e kryetarit, ndërsa shprehen se Bylykbashi jo pse është i emëruar , nuk mund ta bëjë kurrë drejtimin e PD, duke u shprehur nën zë se nuk ka një konferencë për shtyp të paktën për të denoncuar . “Keni parë nga një vit ju të denoncohet ndonjë gjë në PD e Durrësit. Pse duke folur nga Tirana do të mbledhin rreth vetes demokratët këta, do ti bindin për të protestuar” u shpreh një tjetër pjesmarrës në takim i cili  pranoi se ishte pezmatuar nga ajo që kishte parë në sallë duke shtuar se edhe Rama ti kishte ftuar do të kishte më shumë demokratë në takim. “E për cfarë të shkoj në takim. Dëgjoj p[ërnatë të njëjtat gjëra në televizor. Shoh po ata ftyra përnatë dhe vras mendjen se kush janë deputetët që votova në Durrës dhe pse nuk i ndihet zëri i gojës në selinë e saj në Durrës. Ndoshta nuk kanë kohë të vijnë”, është shprehur një sekretar seksioni i PD i cili nuk mori pjesë në takim. “Ndihemi të fyer nga Qeveria, po ndihemi më shumë të fyer nga PD. Nuk më ftoi njeri në takim. Kam 27 vjet që i jap votën, që rri në komision dhe as që i bie ndërmend për mua. Kur tani në opozitë më harrojnë po sikur të jenë në pushtet. Përse të shkoj të protestoj për karriket e tyre” u shpreh një militant i PD për gazetën. Ndërkohë që boshllek të madh në PD duket se ka lënë dhe  ikja ose më saktë përzënia në mënyrë harbutëshe e Osman Stafës i cili njihet për karizmën e tij dhe natyrën opozitare.  Stafa ka një mbështetje të konsiderueshme në elektorat  dhe për natyrën e tij komunikuese ka bërë që shumë njerëz të ftohen me selinë e PD nga largimi i tij, largim që për shumë demokratë ka të bëjë me klanet brenda partisë dhe uzurpimin e saj nga njerëz të panjohur dhe pa kontribut me qëllim që nesër me ardhjen në pushtet të përfitojnë ose  pse jo edhe tani në opozitë për punët e tyre.  Gjithsesi edhe në këtë situatë Basha ka bërë qokën duke recituar të njëjtët fjalë dhe ka bërë thirrje për  pjesmarrje masive në protestë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

58 + = 62