Home Aktualitet Thellohet skandali/ Denoncohen lobuesit e Bashës: Kompani fantazëm, pastroni para të pista!

Thellohet skandali/ Denoncohen lobuesit e Bashës: Kompani fantazëm, pastroni para të pista!

85
SHARE
Thellohet skandali/ Shtypi skocez denoncon lobuesit e Bashës, kompani fantazëm, pastron para të pista!

Gazeta skoceze The Herald shkruan sot lidhur me kompaninë e këtij vendi që pagoi një shumë të konsiderueshme parash, për lobimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë te Shtëpia e Bardhë e presidentit amerikan Donald Trump.

The Herald e quan kompaninë në fjalë si kompani “fantazmë” me pronarë sekretë, e cila tani rrezikon të paguajë gjoba të majme, pasi ka shkelur ligjet skoceze kundër pastrimit të parave.

Shkruan The Herald

Një kompani fantazëm skoceze me pronarë sekretë pagoi një lobit në Uashington për të ndihmuar partitë e djathta të Ballkanit për të pakur akses te Shtëpia e Bardhë e Donald Trumpit.

Shadowy Biniatta Trade ka shkaktuar një skandal transoqeanik pasi ajo doli papritmas se ishte financuesja e një fushate për të promovuar partinë e djathtë opozitare shqiptare në Amerikë.

Firma skoceze pretendon se e ushtron veprimtarinë në adresën e saj prestigjioze në një zyrë virtuale në pjesën e re të qytetit të Edinburgut.

Megjithatë, The Herald ka zbuluar se ajo nuk ka zbatuar ligjet kundër pastrimit të parave në bazë të të cilëva brenda gushtit të vitit të kaluar duhet të bënte të ditur se kush janë pronarët e saj, ndryshe do të paguante një gjobë ditore prej 500 sterlinash.

Biniatta pagoi vitin e kaluar 150,000 dollarë ndaj njërit prej këshilltarëve kryesorë të kandidatit amerikan për president Ted Cruz, në mënyrë që të lobonte për Partinë Demokratike të Shqipërisë.  

Prokurorët në Shqipëri po e hetojnë këtë pagesë, që u nxorr fillimisht nga Rrjeti i Raportimit Investigativ të ballkanit, sepse Partia Demokratike nuk e ka deklaruar atë.  /Shqiptarja.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

− 8 = 1