Home Opinion What the fuck?!…

What the fuck?!…

216
SHARE

Nga Bledian Koka

Deklaratat e sotme të Jean Clod Junker, Federica Mogherinit e Antonio Tajanit që folën me superlativa për arritjet imagjinare të Shqipërisë nën udheheqjen e Edi Ramës, janë një goditje e fortë për çdo lloj arsye të shëndoshë që ka arritur të mbijetojë në llumin (jo per faj të përmbytjeve) që ka mbuluar këtë vend. Të dalësh në krah të një kryeministri që popullin e tij ndërsa e gënjen e përmbyt, ndërsa e vjedh e fut në burg për asgjë, e vjedh për ta varfëruar, e varfëron për t’a blerë, e blen për ta marrë peng, e përze nga Shqipëria ndërsa i kërkon vendeve të tjera t’a ktheje, ia mbjell tokën e bukës me hashash dhe hashashin ia përplas surratit si dështimin të njëjtit popull që nuk ka faj…, kjo eshte per te qare. Zyrtaret e larte te Brukselit treguan sot se ata nuk jane vecse nje tufe burrokratesh te cilet qartazi nuk prodhojne asgje tjeter vec “diplomacise se haviarit”. Une nuk jam nga ato nihiliste qe them se me Edin kryeminister, kurre mos u anetaresofte Shqiperia ne BE, vetem pse e kam te qarte se me Ramen ne krye i vetmi vend ku do te integrohemi eshte ne hale. Une sot bej pjese tek ata shume pak njerez qe nuk jane dorezuar ndaj deshperimit prej mungeses se reagimit, qe mendon se sot fjalet e MIRA te kryeburrokrateve te BE-se, jane nje lajm i KEQ per Shqiperine dhe shqiptaret. Neser Edi Rama do te kthehet nga Brukseli me nje strajce plot me fjale te mira per te personalisht dhe qe do t’ua servire shqiptareve si diarre propagande per jave me rradhe me qellim qe ata ta hane. E sotmja ishte nje dite e trishte per shqiptaret dhe nje dite e mbare per Edi Ramen, ashtu si dhe djeshmja…, ashtu si edhe e nesermja. Brukseli duhet te ishte shpresa e Shqiperia per shtregimin frerit te kalit pa fre qe po e con kete vend drejt rrenimit, por me ate qe degjuam e pame dje e sot, mesa duket edhe kete shprese e blene me “hashash”. p.s…Europa vdiq, Rrofte Europa

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

96 − 90 =