Home LifeStyle Çfarë ndodh me vetëdijen tonë pasi të vdesim? Ja disa përvoja nga...

Çfarë ndodh me vetëdijen tonë pasi të vdesim? Ja disa përvoja nga vdekjet klinike

23
SHARE

Ne të gjithë e kemi parë jetën e përtejme… dhe kemi jetuar për ta treguar këtë tregim. Tre njerëz kanë ndarë eksperiencat e tyre pranë vdekjes. Misteri më i madh në jetë është çfarë ndodhë me ne kur vdesim. Ne mund të mendojmë se është e pamundur të dimë. Por disa njerëz mund të kenë përgjigje për këtë. Tabloidi anglez “TheSun” na prezanton tre njerëz, të cilët pretendojnë se kanë parë rrëshqitazi jetën e përtejme gjatë një përvoje të hidhur shumë pranë vdekjes, duke zbuluar atë se çfarë kishin parë, transmeton lajmi.net.

“Ishte sikur engjëjt më tërhoqën për rroba”

Pastruesi i dritareve Agostinho Jeses, 38-vjeç nga Sheffield, ishte vetëm disa centimetra larg vdekjes kur gazi shpërtheu dhe i shkatërroi shtëpinë dy vjet më parë. Babai i një fëmije ka deklaruar: “Nga shpërthimi kam fluturuar afro dy metra larg mureve të shtëpisë që tashmë janë vetëm rrënoja. Por fatmirësisht nga i gjithë ai shpërthim i fuqishëm nuk më ka goditur as edhe një tullë. Në njëfarë mënyre ishte sikur dikush më vuri një mburojë rreth trupit. Isha djegur për së gjalli, por fatmirësisht nuk ndjeja ndonjë dhimbje. Ishte plotësisht i qetë dhe jam i sigurt se njëfarë lloj ndërhyrjeje hyjnore më tërhoqi për të më mbrojtur. Ndjeva sikur dikush më kapi për krahu dhe më tërhoqi në anën tjetër të rrugës, duke më ulur në një vend të sigurt. Kishte diçka në të dy anët e mia dhe besoj se ishin dy engjëj. Dhe derisa lëshohesha në tokë i sigurt, e gjitha çfarë arrita të shoh ishin disa rroba të bardha që u shfaqen para syve të mi. Kur shikova përreth nuk pashë as edhe një shpirt në rrugë. Jam katolik i devotshëm dhe besoj se isha shumë pranë vdekjes, por thjesht nuk më kishte ardhur momenti i vdekjes. Jam shumë i sigurt se diçka nga bota tjetër kishte ardhur për të më shpëtuar, dhe siç duket ishin pikërisht ato rrobat e bardha që i kam parë”.

“Ishte si horizont nga një aeroplan”

Artistja Roisin Fitzpatrick, 46-vjeçe nga Bray, County Wicklow, Irlandë,  kishte pësuar hemorragji të trurit një ditë pas ditëlindjes së saj të 35-të. Ajo ka deklaruar: “Ndjeva dhimbje të madhe, pasi koka mu përdrodh prapa me një vrull të dhunshëm. Fillova të lëshojë djersë të ftohta dhe të nxehta, dhe pastaj vjella. Disi arrita të kapi telefonin dhe i telefonova ambulancës. Duke u zvarritur murit arrita të lëshohem poshtë shkallëve, ndërsa me të arritur në spital mjekët më thanë se duhet të më operojnë që të më lehtësojnë presionin në trurin tim. Por papritmas e gjeta veten jashtë trupit tim, duke shkuar drejt një drite të lehtë rrezatuese. Ndjeva dashuri të pastër dhe të pakushtëzuar, por edhe ngrohtësi që disi më lante trupin. Nuk ndjeja dhimbje apo frikë, vetëm vetëdije të madhe. Ishte sikur kur shihni horizontin jashtë dritareve të aeroplanit, përveç në vend se të shikoj poshtë saj unë isha pjesë e saj. Prej atij momenti më nuk i frikësohem vdekjes, sepse në atë moment e kuptova se jemi pjesë e një jete të përjetshme dhe se gjithmonë ekzistojmë. Dëshiroja të ecja drejt asaj drite, por nëse nuk do të kthehesha kjo do të shkatërronte prindërit e mi të moshuar, kështu që luftova me gjithë forcën time. Momentin tjetër e pashë veten të shtrirë në një spital, kisha ende dhimbje por nuk ndjeja më frikë. Ditën tjetër, i njëjti mjek më tha se ishte ndalur gjakderdhja në trurin tim, dhe se nuk kishte nevojë për ndonjë intervenim kirurgjik”.

“Dhoma e mbushur me flutura të kuqe”

Rrobaqepësja Diane Wilson, 70-vjeçe kishte pësuar atak kardiak kur ishte 54-vjeçe. Trupi i saj u shua dhe mjekët u thanë familjarëve të saj që të përgatiten për më të keqen. Diane nga Chinford i Londrës ka deklaruar: “E kam gjetur veten në një dhomë të mbushur me shkëlqim ngjyrë vjollcë. Dhoma ishte e mbushur me miliona flutura të kuqe. Dhe papritmas ndjeva një forcë që më shtyu në diçka që mund ta përshkruaj vetëm si makinë garash. Kam ndjerë dhe dëgjoja një “rrahje”, derisa po ngjitesha drejt një drite të bardhë shumë të ndritshme. Menjëherë fluturova drejt panikut sepse e dija që nuk do të mund ti afrohem shumë asaj drite. Dhe në ato momente fillova të bërtas dhe u zgjova, dhe fatmirësisht u riktheva në këtë botë. Më pas mu afrua një infermiere e cila më kërkoi të përsëris emrin e saj”.

Mjekët besimtarë

Doktoresha Penny Sartori ishte infermiere e kujdesit intensiv për 17 vite, dhe ka doktoruar në filozofi. Ajo ka deklaruar: “Përvojat pranë-vdekjes vërtetë ndodhin. Disa njerëz pësojnë ndryshime në fushën e tyre elektromagnetike. Është konstatuar se pas një përvoje të tillë, njerëzit nuk mund të bartin orë dore dhe pajisje tjera elektrike. Gjatë përvojës së tyre, disa ndjehen sikur po lënë trupin e tyre dhe po shikojnë një operacion emergjent. Disa njerëz komunikojnë me të afërmit apo miqtë e tyre të vdekur, dhe ndonjëherë marrin informacione për të cilat nuk kishin dëgjuar më parë. Një grua që e kam takuar vite më parë kishte pasur një përvojë pranë-vdekjes, dhe pas kësaj kishte krijuar një kuptim më të thellë për fizikën kuantike. Ne nuk mendojmë se vetëdija është prodhuar nga truri, por se është ndërmjetësuar nga truri. Hulumtimet që i kam bërë qojnë në përfundim se truri vepron si një filtër. Por ka raste kur dikush vjen pranë vdekjes, dhe mosfunksionimi i trurit lejon këtë vetëdije të realitetit tonë të përditshëm”.

Skeptiku

Skeptiku Christopher French, psikolog në Universitetin e Londrës Goldsmiths, ka deklaruar: Ata që mbështesin pikëpamjen shpirtërore të përvojave pranë vdekjes, pretendojnë se nganjëherë njerëzit janë në gjendje të shohin dhe dëgjojnë gjëra që ndoshta nuk i kanë perceptuar, vetëm nëse mendja e tyre ka braktisur trupin. Ata gjithashtu pranojnë se neuroshkenca nuk mund të shpjegojë se si një përvojë e tillë mund të ndodhë, derisa një person ka “trurin e vdekur”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

95 − 93 =