Home Aktualitet Denoncimi, Ilir Meta, 1 milionë dollarë lobim kundër qeverisë së “drogës”, 120...

Denoncimi, Ilir Meta, 1 milionë dollarë lobim kundër qeverisë së “drogës”, 120 mijë euro një aktivitet në Gjermani

325
SHARE

Nga shkon Ilir Meta, qoftë si kryetar i LSI, qoftë si kryetar Kuvendit, aq më tepër si President, pas e ndjekin “qokat” dhe shpenzimet marramendëse. Gjithnjë gjendet dikush, në një cep të botës, në SHBA, në Britani dhe për më tepër në Gjermani që i bën lobingun sa herë që tenton të tregojë se dhe ai mund të takojë ndonjë në dhe të huaj. Për ta përdorur më pas si një mbështetje ndërkombëtare për të. Rasti më i fundit ka qënë vizita e Metës në Gjermani dhe një aktivitet i zhvilluar në Këln të Gjermanisë, ku i çoi pas një viti me rastin e 30 vjetorit, dekoratën Shtrausit të madh të politikës, shkruan Pamfleti.com, ia la vajzës së tij. Aktivitet gjysmë ore që kushtoi 120 mijë euro. Por ka dhe më tej, denoncohet se dhe Meta ka lobuar kundër qeverisë përmes konsulles së saj të nderit deri në SHBA, madje me 1 milionë dollarë të shpenzuara për këtë punë. Ka qënë Lulzim Veliu, kryetar i keshillit iniciues per unifikimin e faktorit shqiptar ne Gjermani ai që zbardh disa nga të vërtetat e hidhura që zonja Anduena Stephan, konsulle e nderit e Shqipërisë në Gjermani bën për përfitime monetare. “Une personalisht njihem me zonjën Stephan nga viti 2012, e cila me mjaft mjeshtri di të shfytëzojë postin e konsulles së Nderit për përfitime personale të cilat i realizoi përmes shoqatës “IDEAL” si presidente e përhershme e shoqatës, për çudi në statutin e kësaj shoqate presidenti është i përhershem. Nga ajo kohë ne kemi pasur disa aktivitete të përbashkëta dhe për çudi çdo aktivitet që organizon shoqata “IDEAL”  gjithmonë nen logon e konsullates shqiptare dhe pjese e ketyre aktiviteteve gjithmone eshte edhe ambasadori shqiptar, por jo edhe bashkëpunetoret qe nderrohen cdo here pasi te shohin veprimet e saj mashtruese e manipulative. Prap pozicioni i konsulles sjell djem dhe vajza te reja me deshiren e mire per aktivitet dhe zonja Steohan, me qetesi dhe dashuri shftytezon kontaktet per perfitime personale materiale dhe te tjeret deshperohen per mos tu aktivizuar edhe asnjehere me. Tani do i rendis disa aktivitete qe zonja ne fjale i beri ne emer te shoqates dhe nen logon e konsullates dhe siguronte fondacione marramendese nga organet dhe organizatat joqeveritare Gjermane, dhe njekohesisht per te njejtat aktivitete perfitonte edhe nga Qeverite e shteteve tona Shqiperise dhe Kosoves, si dhe nga bizneset shqiptare ne Gjermani. Forumi ekonomik Gjermani – Shqiperi dhe Kosove. Rrugetimi i dhómave te tregetise Gjermane dhe bizneseve Gjermani-Shqiperi-Kosove, dhe per çudinë e madhe ne emer te ketyre odave gjithmone udhetonin disa penzioner dhe njerez jopergjegjes, kurse ne emer te bizneseve ishin vetem miqte e znj. Stephan. Ishte organizimi per rrjetezimin e studenteve shqiptar ne NRW, serish fondacion nga GIZ dhe Ministria e Diaspores se Kosoves edhe ketu arriti qellimin e saje te minoj gjithecka qe do ti ikte nga dora, dhe sot e asaj dite studentet me nuk u takuan. Nentori Shqiptare ne NRW, nen patronatin e kryetarit te parlamentit te Shqiperise Ilir Meta, te cilit ju siguruan disa takime me perfaqesuesit e qeveris lokale te NRW, aktivitet disa ditore i cili u mbylle me nje koncert per ndere te festave te nentorit pa asnje shenje kombetare qe deshproj te gjithe pjesmarresit se jo qe nuk ishte koncert festiv por u vlersua si nje mesh kishtare. Per kete aktivitet zonja deklaroi se kushtoi 120.000 euro, kurse fitimet nuk dihen. Pas perfundimit te keti aktiviteti nga bashkombasit tane u spekulua se znj. Stephan u shperbly nga Kryeparlamentari me 100.000 euro per realizimin e takimeve me disa perfaqesues lokal ne Landin e NRW, kur kihet per baze spekulimet e me hershme se zoti Meta pagoi  1 milion dollar per viziten e tij ne SHBA, ne Gjermani e beri me qetesi dhe dashuri. Nga kjo kohe marrëdheniet e tyre ishin shume te mira dhe zonja ne fjale filloi edhe me skandale pa u skuqur fare edhe ne takime me bashkatdhetare ne masa te medha flete per “Shqipërinë e gjelbert nga kanabisi” apo edhe me thirrjet e saj kunder qeverise si “qeveri e krimit dhe droges”, ose “mos kerkoni asnje ndihmë se ata mund te ne dergojnë vetem dy thasë me kanabis e asgje tjeter”. Te gjitha keto i ben pasi qeveria shqiptare i paska rrenuar kohe me parë dy stacione karburanti ne afersi te aeroportit te Tiranes, te cilat i kishte ndertuar ne tokat qe pervetesoi ne kohen kur zonja ishte administratore e aeroportit. Ne janar te vitit 2016, filluam me disa shoqata u bashkuam me qellimin e mire te rrjetezimit apo edhe unfikimit te faktorit shqiptar, pjese e saj ishte edhe zonja Stephan si çdo here tjeter me synim per perfitime personale. Ajo disa here iku e erdhi ne grup gjithmone fliste ne emer te konsullates dhe ndihmen nga presidenti, deri tek momenti qe nuk i pergjigjej ftesave ndersa ne anen tjeter kishte përgatitur proektin ne emrin e shoqates dhe ka perfituar 120.000 euro ne emrin e bashkimit te shoqatave Shqiptare, dhe pjese e aktivitetit do te jete edhe Ilir Meta tani President i Shqiperise. Po cfare kerkon Ilir Meta ne Koln pse ai nuk shkon ne Berlin atje ku eshte qeveria Gjermane, atje ku eshte edhe presidenti Gjerman. Me keqardhje duhet te themi se ky aktivitet jo qe nuk i sherbeu mergates sone por e ndau dhe perçau si me keq”, thotë denoncimi i plotë i Lulzim Veliut. I cili ka shfaqur shqetësim për lobimin që bën Ilir Meta kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve, përçarjes që sjell ai dhe se në vend që të shkojë të bëjë takime me personalitete gjermane, harxhon lekë në periferi me drejtues lokale dhe jo me drejtuesdit e lartë të shtetit gjerman. Me të cilët me s aduket nuk guxon të ngrejë çështjen e “kanabizimit të Shqipërisë nga qeveria e Ramës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

− 3 = 2