Home Aktualitet Ja kush do ta gjykoje kryeprokuroren Marku në Gjykatën Administrative,...

Ja kush do ta gjykoje kryeprokuroren Marku në Gjykatën Administrative, zbulohet emri i gjyqtarit të çështjes

146
SHARE

Padia e Rovit të Tikut kundër Kryeprokurores Marku, hidhet shorti në Gjykatën Administrative, zbulohet emri i gjyqtarit të çështjes. Pas padisë së ish-drejtueses se Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme Rovena Gashi ndaj prokurores së Përgjithshme Arta Marku, pasi kjo e fundit e largoi nga detyra, është hedhur shorti në Gjykatën Administrative, ku është përcaktuar gjyqtari që do shqyrtojnë çështjen. Ai është Erarber Madhi dhe do shqyrtojë padinë ndaj kryeprokurores Arta Marku. Gashi, e cila njihet si krahu i djathtë i Adriatik Llallës, ka paditur prokuroren Marku ndërsa kërkon pezullim të vendimit të largimit nga detyra. Mësohet se padia është depozituar në Gjykatën Administrative. Rovena Gashi pretendon se Marku e ka hequr nga detyra pa motivacion, fill pasi ajo depozitoi kërkesën në KQZ për t’ju hequr mandati i deputetit, Aqif Rakipi dhe Gledion Rehociva pa u konsultuar me kryeprokuroren.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

39 − 36 =