Home Aktualitet Kryeprokurorja kalon në sitë të gjithë prokurorët, alarmohen ata dhe ish...

Kryeprokurorja kalon në sitë të gjithë prokurorët, alarmohen ata dhe ish drejtorët e PD në Durrës

404
SHARE

Pas lëvizjeve të disa drejtuesve të prokurorive, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku ka ndërmarrë një tjetër vendim për organin e akuzës në vend. Marku ka urdhëruar ngritjen e një grupi pune për procedimet disiplinore të prokurorëve. Me ndryshimet e reja ligjore, kryeprokurores i jepet e drejta për procedime disiplinore të prokurorëve, për shkelje në punën e tyre. Grupi i punës po nën gati draftin dhe do fillojë inspektimin nga Prokuroria e përgjithshme dhe më gjerë. Grupi i punës do të bëjë verifikimet e shkeljeve në punën e prokurorëve, duke inspektuar kështu punën në të gjitha prokuroritë. Pas verifikimit mund të nisë edhe procedimi disiplinor për shkeljet e prokurorëve. Ngritja e këtij grupi pune duket se i ka dhënë menjëherë efektet në prokurorinë e rrethit gjyqësor Durrës, ndërsa ka alarmuar një pjesë të mirë të tyre. Burime tepër të sigurta nga prokuroria e Durrësit kanë bërë të ditur për gazetën Bulevard se ngritja e këtij grupi pune ka shkaktuar reaksion dhe panik në shumicën e prokurorëve. Të akuzuar dhe përfolur me qindra herë për raste abuzive duket se tashmë ata nuk do të jenë më të qetë as edhe si prokuror të thjeshtë. “Vendimi i kryeprokurores për ngritjen e  këtij grupi pune u prit me reaksion dhe alarm nga shumica e prokurorëve dhe kjo jo krejt pa arsye. Ka kohë që prokuroria është kthyer nga organ i akuzës në organin më të akuzuar jo vetëm nga njerëzit e thjeshtë po edhe nga drejtues institucionesh që kanë kërkuar reagimin e saj për ceshtje të ndryshme të denoncuara nga ata. Janë me qindra dosjet që flejnë në sirtare dhe për këtë “heshtje” në pamundësi për ti mbyllur për shkak të shkeljeve të mëdha që kanë po edhe të një lloj mënyre përfitimi  nga mbajtja në sirtar sot është dhënë dhe alarmi”, është shprehur burimi i prokurorisë për gazetën Bulevard. Sipas tij ka qenë një praktikë pune mbajtja e dosjeve në sirtar, një praktikë që ju jepte atyre fitime abuzive . Por duket se shqetësimi tashmë është i përbashkët. Ndryshimet në prokurori ku ishte krijuar një klan që administrohej nga vëllai i ish presidentit dhe  njerëzit që ai kishte emëruar aty dhe aq më shumë ngritja e një grupi pune që do të kontrollojë cdo prokuror për atë që ka bërë në një situatë ku  njerëzit presin zbatimin e reformës në drejtësi ka dhënë alarmin. Burimet nga prokuroria bëjnë të ditur se ky alarm është edhe për disa nga ish drejtorët e PD të cilët nëpërmjet klanit të Nishanit dhe me ndihmën e Llallës kanë mundur të fshehin dosjet duke paguar madje në një biznes që ishte bërë krejt normal për të mos shkuar në burg një palë dhe  prokurorët të mbushnin xhepat.  Sipas burimit janë dhjetë ish drejtues të PD dhe mes tyre edhe të LSI në mandatin qeverisës që sapo u mbyll që kanë mundur ti fshihen drejtësisë duke paguar  xhepat e prokurorëve. Sipas burimit prokurorët herë pas here krijonin situata “acaruese” për fakte të reja që më pas mbylleshin me pagesa në dorë dhe dosjet flinin në sirtar. Dosjet që mendohet se kanë kohë që flenë aty mendohet se do të “hanë” dhe koka prokurorësh po edhe ish drejtorësh që kanë mundur ti fshihen drejtësisë me lekët e tenderave që kanë bërë gjatë qeverisjes kur PD dhe LSI ishin në pushtet. Shkundja që po i bëhet drejtësisë po vë në siklet dhe ata që kanë dhënë shuma të majme për ti mbyllur ceshtjet, që në fakt nuk janë mbyllur kurrë pasi janë të mbushura me skandale. Por prokurorët kanë mundur ti mbajnë në sirtar dhe ti pluhurosin, ndërsa kanë  mbajtur të fryrë me atë pluhur xhepat e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

+ 56 = 60