Home Aktualitet Malltezi, dhëndrri i Berishës nën hetim për abuzimin 40 mln USD me...

Malltezi, dhëndrri i Berishës nën hetim për abuzimin 40 mln USD me Bregdetin, 7 mln USD nga vjehrri-kryeministër. Kabllogrami i Uidhers, FBI sjell dosjen

247
SHARE

Dhëndrri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi ose siç njihet ndryshe burri i Argitës pritet të vihet nën hetim për abuzimin që ka bërë me projektin e Bankës Botërore me bregdetin. Ku duke shfrytëzuar dhe pushtetin e vjehrrit të tij kryeminstër Sali Berisha, pa asnjë lloj tagri u dha urdhër bashkive dhe komunave bregdetare që të ndërhynin dhe të prishnin ndërtimet në Jalë dhe kudo që binin ndesh me synimin e tij për të futur në dorë tokat dhe vendet më të mira të bregdetit shqiptar dhe për të ndërtuar fshatra turistike për hesap të tij dhe të familjes Berisha. Kjo me paratë e Bankës Botërore. BB dhe qeveria shqiptare do të pastronin nëpërmjet dhëndrrit të kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi, tokat e ndotura që Damir Fazlliç kishte blerë në Porto Romano të Durrësit bashkë me Argitën. Ku me ndërhyrjen e Jamarbrit dhe direkt të Argita Berishës bordi i BB miratoi ndryshimet në projektin e menaxhuar nga Jamarbër Malltezi duke shtuar një pikë të vetme, pastrimin e tokave të Fazlliç. Projekti i Malltezit u bë i njohur në të gjithë botën pas prishjes së shtëpive të fshatarëve të Jalit dhe skandalit që përfshiu Bankën Botërore për këtë çështje. Ndërkohë tokat e Fazlliç në Porto Romano u bënë të njohura në të gjithë Shqipërinë për faktin që blerjen e tyre e ndërmjetësoi vajza e kryeministrit Berisha, Argita Malltezi, e cila është e shoqja e Jamarbërit që drejtonte projektin. Malltezi krijoi një kompani, e cila përfitonte direkt nga ky projekt dhe më pas dha dorëheqjen nga projekti me arsyetimin që “të mos ndikonte në të”. Projekti i Menaxhimit të Integruar të Bregdetit dhe Pastrimit financohej i tëri nga paratë e donatorëve të huaj, duke pasur si garant shtetin shqiptar apo më saktë kryeministrin-vjehërr Sali Berisha që ishte vetë shteti në atë kohë. Sipas shifrave zyrtare, kostoja fillestare e projektit ishte 38.5 milionë dollarë e ai do zbatohej nën përgjegjësinë direkte të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Projekti përfshinte, 17.5 milionë dollarë nga Agjencia Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), 2.23 milionë dollarë nga një grant i qeverisë japoneze, 3.11 milionë dollarë nga një grant i qeverisë hollandeze, 2.6 milionë dollarë nga një grant qeverisë austriake, 0.95 milionë dollarë nga Fondi Global për Mjedisin (GEF), 5.7 milionë dollarë nga qeveria shqiptare 1.26 milionë nga kontribute të komunitetit lokal. Pra 7 milionë dollarë do të ishin financim i vjehrrit Sali për dhëndrrin Jamarbër. Dhe me insistimin e Ambasadës amerikane që në kabllogramin e saj shprehte shqetësimin se familja Berisha po përfitonte tërë projektin për interesa personale dhe në kurriz të qytetarëve shqiptarë, dhe shqyrtimi me detaje nga ekspertët e BB arritën në përfundimin se ndryshimet e bëra në projekt hedhin dyshime të forta për qëllimin e vërtetë. Kështu pas skandalit të parë kur u prishën pa asnjë shkak qindra shtëpi të banorëve të Jalit, Banka Botërore u përfshi në një tjetër skandal edhe më të madh që në rastin më të mirë e vendos atë në rolin e institucionit që është shfrytëzuar nga familja kryeministrore për aferat e saj të dyshimta. “Në mënyrë më specifike, Projekti do të vazhdojë të mbështesë investimet për: (i) pastrimin e mbetjeve të rrezikshme në Porto Romano; (ii) ndërtimin e një hapësire për mbetjet e ngurta për bashkinë e Sarandës dhe një stacioni transferimi në Himarë në mbështetje të menaxhimit të përmirësuar të mbetjeve të ngurta; (iii) rikonstruksionin e portit të Sarandës për të mundësuar hyrjen e trageteve për pasagjerë në Bregdetin e Jugut; (iv) sistemin e ujësjellës-kanalizimeve në qytetin e Sarandës; (v) investimet me bazë komunitetin në fshatrat e Bregdetit; dhe (vi) menaxhimin e zonave të mbrojtura të Parkut Kombëtar të Butrintit”, nënvizonte Banka Botërore në atë kohë. Duke tentuar të dilte nga situata e skandalit ku ishte futur për të fituar kohë dhe për të bërë hetimet. Malltezi synonte ndërtimin e fshatrave turistikë dhe pastrimin e Porto Romanos të Fazlliç. Koordinatori i “Planit të Jugut”, Jamarbër Malltezi, deklaroi dorëheqjen nga pozicioni i punës. Ai ka pohuar atëkohë se është shkëputur nga pozicioni i koordinatorit, për arsye personale që lidhen me biznesin e tij por ka paralajmëruar se në projekt do të ketë ndryshime strukturore. Banka Botërore e kishte ngrirë projektin pasi kishte zbuluar pasaktësi të shumta në të si dhe për faktin që duhej bërë dëmshpërblimi i banorëve të Jalit për dëmin e pësuar në mënyrë të padrejtë. Sipas raportit të monitorimit të vetë Bankës Botërore, “projekti i Bankës Botërore ka kontribuar në prishjen e banesave, në kundërshtim me politikat e BB-së lidhur me mospërdorimin e forcës për të larguar banorët. Inspektorët nga Uashingtoni theksojnë se menaxhuesit e projektit kanë dëmtuar banorët vendorë në zonën ku implementohet projekti, madje kanë ndihmuar me pajisje e foto ajrore, si dhe kanë nxitur inspektoriatin vendor të ndërtimit të prishë banesat. Përveç mosrespektimit të politikave të BB-së gjatë zbatimit të projektit, inspektorët përmendin akuza për korrupsion dhe ankesa, se prishja e banesave në Jalë është pjesë e një skeme më të madhe për ta zhvilluar zonën si objekt turistik”,  thuhej në raport. Madje dhe për të pastruar Porto Romanon e blerë badihava nga Damir Fazlliç dhe Argita. Sipas Bankës Botërore, në lidhje me zbatimin e këtij Plani, dhe në veçanti me zhvillimin e zonave turistike, për qeverinë do të ishte e udhës, që pas përfundimit të Planit të lartpërmendur, ajo të ndiqte një proces konkurrues dhe transparent, ku të ftohej sektori privat të kryente investime në bregdet sipas ligjit për Koncensionet. Por, akuzat ndaj Malltezit, nënvizon BB, hedhin hije dyshimi lidhur me bashkëpunime jokorrekte midis drejtuesve të BB-së në Shqipëri me zyrtarët shqiptarë, të caktuar nga qeveria dhe që kanë afërsi familjare me Kryeministrin. Për më tepër që dy javë para se të fillonte prishja e banesave në Jalë dhe më tej, koordinatori Malltezi i dërgoi një letër kreut të policisë ndërtimore, ku i kërkonte prishjen e shtëpive pa leje në Jalë, së bashku me dy CD me fotografi ajrore, të bëra me financimet e projektit, ku tregoheshin shtëpitë që duhej të prisheshin. Në median lokale u tha se procesi po kryhej për të hapur rrugë për ndërtimin e një fshati turistik. Ndërkohë që Malltezi koordinatori shqiptar i projektit e cilësonte si të pabazuar raportin e inspektorëve të BB-së dhe thotë se pret konkluzionin e shkurtit, kur edhe varianti i zyrës së BB-së në Tiranë do të merret në shqyrtim nga ana e Bordit të Drejtorëve në Uashington. Megjithëse dha dorëheqjen nga drejtuesi i projektit, fakti është se Banka Botërore e shkarkoi dhëndërrin e Berishës pasi kishte prishur imazhin e saj. Dhe për më tepër për dosjen e verifikimit të situatës në terren nga ekspertët e BB e ka marrë në dorë FBI, e cila pasi e ka shqyrtuar e ka sjellë në Tiranë për ta bashkuar dhe me atë të Fazlliç dhe projekte të tjera ku si Jamarbër Malltezi me statusin e drejtuesit të një shoqate mjedisi dhe të dhëndrrit të ish kryeministrit Berisha ka dhënë leje mjedisore për gurore, interte, apo ndërtimin e hidrocentraleve në të gjithë vendin duke shkatërruar mjedisin në Shqipëri. Me sa duket Berishët do të shkojnë familjarisht në burg.

 

Kabllogrami i Xhon Uidhers për DASH, si raportonte Ambasada amerikane per Jalën

Titulli: Familja Berisha e lidhur me ndërtimet e Bankës Botërore. Dërguar nga Ambasada e Tiranës më 10.02.2009 Merr Departamenti Amerikan i Shtetit/ Firmosur: Ambasadori

“Vetëm pesë muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme, një tjetër skandal korrupsioni (përveç atij të Gërdecit, rrugës Durrës-Kukës dhe marrëveshjeve me biznesmenin hije nga Bosnja, Damir Fazlliç), dobëson edhe më shumë imazhin e Berishës si njeri kundër korrupsionit dhe shton perceptimin publik se kryeministri, familja e tij dhe rrethi i ngushtë po përdorin pushtetin për tu pasuruar. Në fund të janarit 2009 parlamenti shqiptar dhe shtypi nisën të akuzonin qeverinë shqiptare dhe veçanërisht dhëndrin e kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, për keqpërdorimin e fondeve të projektit të Bankës Botërore për qëllime personale. BB ndaloi projektin dhe hetoi skandalin në qendër të të cilit ndodhet prishja me dhunë e disa ndërtesave në Jalë në vitin 2007 në kundërshtim me politikat e Bankës Botërore. Paneli i Inspektimit i Bankës Botërore e konsideron çështjen si “një nga hetimet më të vështira që është ndërmarrë këto 14 vitet e fundit”. Skandali është rreth projektit të BB-së “Për menaxhimin e strukturuar të bregdetit të jugut”, i drejtuar nga dhëndrri i Berishës, Malltezi… Banka Botërore pranoi të financonte projektin pasi mori garanci nga qeveria Berisha se asnjë ndërtesë nuk do të prishej. Por në 26 mars 2007, Malltezi dërgoi një letër tek autoritetet lokale, përfshirë edhe kreun e Policisë Ndërtimore, për tu ankuar mbi “ndërtimet pa leje në bregdetin e jugut”, veçanërisht në Jalë. Maltezi kërkoi që të merreshin masa sa më shpejt. Më pak se një javë më pas, më 3 prill, policia njoftoi banorët që shtëpitë e tyre do të prisheshin. Atyre iu dha pesë ditë afat për të apeluar vendimin në gjykatat lokale, gjë të cilën ata e bënë, Por përpara se gjykatat të shqyrtonin apelin, buldozerët nisën shkatërrimin e shtëpive, proces i cili përfundoi më 17 prill. Shpejtësia e implementimit të vendimit për prishjen ishte e paprecedent. Nga ana e tij, Berisha ka akuzuar panelin e hetuesve të BB-së se po hedh baltë dhe po shpif kundër qeverisë shqiptare… Ne do të vëzhgojmë se sa do të kërkojë të fitojë politikisht opozita nga ky skandal. Zyrtarët e korruptuar dhe shpërdorimi i detyrës janë një çështje e nxehtë për votuesit, por nga ana tjetër është një thikë me dy presa për opozitën për shkak të së kaluarës dhe të tashmes së tyre me marrëveshje të tilla…”/Pamfleti.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

56 − 46 =