W3vina.COM Free Wordpress Themes Joomla Templates Best Wordpress Themes Premium Wordpress Themes Top Best Wordpress Themes 2012
Home » Slideri, Top Lajmet » PS jo më koalicion me LSI. Shpërthen entuziazmi te socialistët. Gati skandalet e LSI në Durrës

PS jo më koalicion me LSI. Shpërthen entuziazmi te socialistët. Gati skandalet e LSI në Durrës

RAMA META NE KONFERENCE - Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, pas nje konference te perbashket shtypi, ku kane komentuar ne lidhje me zgjedhjet lokale te 21 qershorit.	/r/n/r/nRAMA AND META IN CONFERENCE - Prime Minister Edi Rama and Parliament Speaker Ilir Meta, during a press conference, where have commented for local elections on 21 June.

Deklarata e Ramës që bëhet e ditur nga një media qëndrore në një takim me bashkëpuntorët e tij më të ngushtë se nuk do te kete më koalicion me LSI, është pranuar edhe nga burime të PS së Durrësit. Madje sipas tyre po merren të gjitha masat që kjo të shkojë deri në votuesin e fundit në bazë si fillimi i një ndarje të madhe me një parti që u kthye në bandë cetnikësh sipas tyre dhe mbushi administratën jo vetëm me njerëz të paaftë por që nuk kursyen për tu kthyer në gjobëvënës duke treguar hapur  nepotizmin e radhët e saj. Sipas burimëve të drejtuesve më të lartë të PS në Durrës nëpër të gjithë shtabet tashmë është dhënë udhëzimi që nuk do të ketë asnjë koalicion me LSI, nsaj duhet të punojnë sa më shumë që të marrin qeverinë vetëm. “Tashmë edhe mediat e kanë bërë të ditur, por natyrisht që edhe ne jemi njohur më një deklarim të z. Rama për të mos bërë më koalicion me LSI. Ajo që dua të them që në fillim është fakti se sapo është marrë vesh, pra ju është komunikuar nga ana jonë ka pasur një entuziazëm që as edhe në rast fitore nuk do të ishte i tillë.”, është shprehur një nga drejtuesit vendor të PS i cili ka shtuar se në të gjithë shtabet është dhënë porosia që PS ta shikoj e vetme veten në pushtet ose të paktën pa të harrojnë LSI. Sipas burimit që u shpreh për gazetën në PS do të pranojnë më mirë një  koalicion me PD që është kundërshtari i tyre historic dhe jo më me LSI, ndërsa po mblidhen fakte dhe denoncime që dëshmojnë qartë se si është qeverisur nga LSI-ja për katër vite në drejtoritë që ajo ka pasur në Durrës. Sipas burimit në fjalë skandalet që sapo kanë nisur të vijnë flasin jo për një bashkëqeverisje, po për një parti që e ka parë pushtetin nga tetë vite si tepsi që kërkon pjesën e saj dhe këtë pjesë fatkeqësisht e ka ndarë me njerëz të papaftë që i ka mbledhur rreth vetes duke i dhënë një imazh të rënduar administratës. Disa nga ndërrmarjet më të rëndësishme si Porti, Hekurudha po edhe institucione të tjera duket se në këto pak ditë që kaën mbetur do të jenë në lupën e socialistëve që duket se i ka përfshirë entuziazmi që nga socialisti më i thjeshtë e deri drejtuesit në krye. Në focus të denoncimëve që fillimisht do të ëbhen publike nëpër takime dhe media, pritet të jenë ministra,  deputetë, drejtorë po edhe  deri te nivel inspektorësh që për socialistët tregon se cfarë është në të vërtetë kjo parti.

 

 

Short URL: http://www.bulevardionline.com/?p=16871

Posted by on Jun 14 2017. Filed under Slideri, Top Lajmet. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Comments are closed

Na ndiqni dhe ne facebook

Voto dhe ti sondazhet tona:

See all polls and results

Reklama:

ujesjellesi ukd 1 faqe per gazeten_Page_2

rsz_reklama_orkidese_

© 2017 Gazeta Bulevard. All Rights Reserved. Log in -