Home Opinion Shtëpia e sëmurë!

Shtëpia e sëmurë!

43
SHARE

Nga Kimete Berisha

  1. Presidenti i fali të burgosurit e dënuar për shfarosjen e një familjeje (pa marrë parasysh a janë të pafajshëm (siç pretendojnë dhe mund të jenë të pafajshëm), ama ata janë shpallur fajtorë nga të gjitha gjykatat dhe liria e tyre është ‘e frikshme).
  2. Pasi iu refuzua viza amerikane, Ramushi për inat të Amerikës me nxitim e mori pasaportën shqiptare, kaq i fortë që është Ramushi, e kaq e dobët Kosova.
  3. Ilir Meta ia dha solemnisht pasaportën Ramushit, por kundërshton kategorikisht t’u jap pasaportë qytetarëve ‘të rendit të dytë’. Shqipëria pra, diskriminon shqiptarët e Kosovës, i ndan shqiptarët në ‘dikushi’ dhe në ‘kurrkushi’, në të ‘rëndësishëm’ dhe në ‘të parëndësishëm’.
  4. Edi Rama e çoi në qiellin e shtatë Erdoganin. E shfrytëzon presidentin turk si hakaret të bahçes së babës m’i tutë’ Evropën me të.
  5. Një dëshmitar i mbrojtur i EULEX-it, i tha dje krejt botës nëpërmjet Baton Haxhiut në gjykatoren e tij se SHIK-u është i pafajshëm komplet, se Xhavit Haliti lëre që nuk është vrasës, po e kundërta, ka qenë rrezik m’u vra, por ka pas ymër dhe sot është gjallë. Për fatin tonë të keq, ‘vrasësit’ sipas tij ishin të vdekur. Dhe, vrasësit ishin ata tradhtarët e kompleksuar që nuk janë dëshmuar dhe nuk e kanë treguar veten gjatë luftës. Çudi qysh s’jemi kujtu! Ne budalltë, u bazojshim në raportet sekrete të KFOR-it, NATO-s e USA-s!
  6. Baton Haxhiu pasi foli për vrasjet e shqiptarëve si për kastraveca, pa pikë përgjegjësie dhe serioziteti, në fund të emisionit u tha shqiptarëve: A i besohet këtij dëshmitari me mjekër të Allahut! (thuajse njeriu me mjekër nuk është i aftë ta thotë të vërtetën dhe thuajse Zoti ka mjekër).

Dëshmitari, tha Batoni, duket si luftëtar i Sirisë. Anipse për dallim nga Batoni, dëshmitari e kish çelë kmishën e i dukej gjoksi. ‘Shikojeni, sa i kuruar është’ tha Batoni (demek me pas dalë me folë për vrasjet pa la sytë e i veshur me zhele, kish qenë bindës dhe i sinqertë). Pra, njëherë e shfrytëzoi ‘budallallëkun’ e dëshmitarit (ju tha vrasësve, mos u tutni prej tij se ky dëshmitari kaq di, pra s’di gjë (dhe se ky është kriminel i 2001 e gjykata speciale i njeh vetëm krimet e 2000), e pastaj, pasi e shfrytëzoi ‘çmendurinë’ e tij, e tipizoi si mjekrrosh të Allahut. Që do të thotë, sipas këtij marifeti psikanalitik të Batonit, se vrasësit dhe organizatorët e ngjarjeve të marsit 2004 kanë qenë terroristë, s’kanë pas lidhje me politikë, por me fe! Dhe, se mbytja e fëmijëve shqiptarë në fshatin Çabër nga serbët nuk u bë sebep që filluan trazirat e vitit 2004. Dëshmitari i mbrojtur në anën tjetër tha se për trazirat e vitit 2004 e kishin përkrahjen e të gjitha partive politike.

Që është Batoni bash kaq i pamatur, joserioz dhe i cektë nuk e paskam ditur. Por lakmia dhe ambicia të bëjnë të dukesh karikaturë.

  1. Shqiptaria u shkri prej gëzimi që Maqedonia më në fund vendosi m’i mëshiru shqiptarët, m’i llogarit për njerëz e m’i leju shqiptarët me folë shqip. Arritje kaq e madhe e shqiptarëve kjo, me guxu me folë gjuhën amtare zyrtarisht…kaq poshtë na ka ra katuni.

P.S. Megjithatë në këtë situatë horror dhe të pashpresë, na kanë ndodh disa të mira: dimri i butë, mandarinat e Shqipërisë dhe Gjykata Speciale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

65 − = 62