Home Slideri Të zgjedhurit e PS dhe LSI po fshehin me dashje dhe para...

Të zgjedhurit e PS dhe LSI po fshehin me dashje dhe para vjedhjet dhe abuzimet e ish drejtorëve të PD

33
SHARE

Rama-DurresDrejtuesit e zgjedhur të koalicionit të majtë që  drejtojnë në Durrës po fshehin me dashje dhe duke marrë para për atë që ka  ndodhur për tetë vite në drejtoritë ku ata janë bërë drejtorë. Ky është deklarimi i disa prej drejtuesve politik të PS në Durrës, ndërsa duket se e gjitha kjo po shkakton jo vetëm një valë rebelimi tek socialistët po edhe po dëmton rëndë shtetin, ndërsa fshihet një krim i kryer me sponcor politik. “Asnjë nga drejtorët e PS apo të LSI-së që është emëruar në qeverinë e Rilindjes nuk ka bërë asnjë denoncim për të gjithë shkeljet që janë bërë nga drejtorët. Ata janë mjaftuar vetëm me faktin e çuarjes në prokurori të një ndonjë fakiri që edhe vulën ja kanë deleguar po edhe paratë që ka fituar ja kanë marrë po ish drejtorët”, është shprehur një funksionar lokal i PS-së, i cili ka shtuar se me këto ritme, kjo qeveri po shkatërron jo vetëm imazhin e sajë po edhe besimin e  qytetarëve ndërsa shteti ka mbetur aty ku ishte në një rrotacion që nuk ka kurajon të denoncojnë hajdutët dhe abuzuesit. Sipas burimeve janë me dhjetra shkeljet që janë vënë re dhe që i kanë shkaktuar shtetit një dëm të madh financiarë, por vetëm një pjesë e papërfillshme e tyre kanë mbërritur në prokurori ose më saktë vetëm ndonjë dosje për të hedhur hi syve. Janë dhjetë nga drejtorët kryesorë drejtuesit e të cilëve heshtin para atyre që shohin. Edhe pse  e kanë nisur me vrull punën, entuziazmi i tyre për shkeljet që shikonin në fillim ka rënë dhe tashmë  kanë bindur edhe veten se nuk kanë parë shkelje po ëndrra. Sipas burimeve që janë shprehur nga PS për gazetën e gjitha kjo ka të bëjë me faktin se drejtuesit nuk janë zgjedhur përfaqësues të programit të PS dhe aq më shumë të rilindjes, ndërsa në shumicë ata janë njerëz pa integritet të majtë duke dëshmuar që ose janë sjellë nga rruga ose më saktë janë marrë me huazim për klane nepotike dhe interesa të tjera nga kontigjeni i zhgënjyer i PD-së. Kjo është njëra arsye sipas burimeve që u shprehen për gazetën, ndërsa arsye tjetër është se po ngrihet një klan drejtuesish të cilët nuk po vjedhin apo abuzojnë me njerëz që mbajnë ose marrin në punë, po  me fshehjen e  atyre që kanë bërë ish drejtues apo edhe nga ata që ende janë në punë. Shifra të frikshme sipas burimit kanë nisur drejtorët që për të mos bërë një denoncim apo edhe një kërkesë për shkarkim kërkojnë miliona lekë. E gjithë kjo është bërë sipas një skeme të mirëngritur ku drejtorët kanë zbardhur për disa muaj të gjithë shkeljet e ligjit dhe abuzimet dhe tashmë kanë nisur të bëjnë kompromisin që për të mos i dërguar në prokurori të mbushin xhepat. Edhe pse e gjitha kjo është në fazën e akuzave, duket se vetë fakti që kur kanë kaluar tetë muaj nga qeverisja nuk ka asnjë drejtor në Durrës që të jetë penalizuar për shkak se ka munguar një denoncim në prokurori. E gjithë kjo ka bërë që institucionet në fjalë ta humbasin seriozitetin e tyre dhe e gjithë puna të jetë një fallsitet. Kështu ndërsa Filip Gjonci urdhëronte të merreshin ato tekste që donte ai dhe Nesti Shuke, drejtoresha socialiste ka mbajtur pikërisht këtë të fundit për të bërë reformë dhe madje ka shkuar deri në absurditet ku dy mësues fshati nga Berati të jenë dy drejtorë shkolle në Durrës duke dhunuar edhe moralisht emrin e shkollës. Shkeljet e dhe emërimet e Filip Gjoncit vazhdojnë të largohen gjithnjë e më shumë ndërsa në vend të tyre tashmë po rilindin shkeljet e drejtoreshës së re e cila ka shënuar shëmtinë më të madhe që mund ti bëhet arsimit në një periudhë kaq të vogël. Por nuk është vetëm kjo drejtuese e cila nuk ka marrë asnjë hap denoncimi dhe aq më shumë po fsheh atë që ka ndodhur duke mbajtur në po ato pozicione ato që kanë bërë shkeljet. Ky fenomen po përhapet si gangrenë në të gjithë drejtoritë. Një drejtor çunak që çirrej se kishte gjetur skandale në zyrë kur kishte marrë detyrën, tani është harruar, madje ka shkuar më keq se harresa duke mos shkuar fare në zyrë, po për të gjuajtur nga Vollga! Administrata e re që po ngrihet në port është më shumë e kujdeshme për fotot e fcb dhe jo për të parë se çfarë ka ndodhur në këtë ndërrmarje ku Eduard Ndreu vidhte milionat duke mbajtur në pushtet edhe një grup që ka shkuar deri në veprime kriminale në PD e Durrësit. Për të mos përmendur më tej faktin se ndërsa shtetit i janë vjedhur jo miliona po miliarda, drejtuesit e rinj të PS janë në pazare për të mbyllur çështjet me ish drejtorët  duke shkuar deri në abuzime vetë ose deri në korrupsion ndërsa marrin para për të heshtur.