Home Kosova “Thaçi e Haradinaj po përgatiten për fillim të ri, jo si udhëheqës...

“Thaçi e Haradinaj po përgatiten për fillim të ri, jo si udhëheqës shtetëror”

17
SHARE

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës Ilir Deda, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me veprimet e tyre, po përgatiten për të qenë udhëheqës në opozitë. Përmes një shkrimi në Facebook, Deda ka thënë se Thaçi nuk mund të blejë të ardhmen e tij politike me gjysmë milion euro të qytetarëve të varfër, përcjell Bota sot. Ai ka komentuar edhe marrjen e pasaportës së Shqipërisë nga kryeministri Ramush Haradinaj, duke thënë se ai nuk mund t’i ikë izolimit ndërkombëtar me këtë. Më poshtë postimi i plotë i Dedës: Dy veprimet e fundit të bartësve shtetëror në Kosovë japin një sinjal të qartë. Njëri, Thaçi, me gjysmë milion euro të qytetarëve të varfër mendon që mund ta blejë të ardhmen politike – që nuk mundet; tjetri, Haradinaj, me nënshtetësi të Shqipërisë mendon që mund t’i ikë izolimit ndërkombëtar – që nuk mundet. Qartë po përgatiten për fillimin e tyre të ri, jo si udhëheqës shtetëror – por më së paku si udhëheqës në opozitë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

15 + = 25